Duhet një fshat për të krijuar një kulturë

Nexhmije Hushi

A keni menduar ndonjëherë për kultuën jo thjesht si diçka që na është trashëguar brez pas brezi, por si diçka që ne mund ta ndërtojmë? Çfarë benefiti mund të ketë marrja e kulturës në duart tona, dhe ndryshimi i saj në atë çka ne duam që të jetë? Për më tepër, a është e mundur të ndërtosh një kulturë mbarëbotërore? Çfarë lloj kulture do që të shohësh një ditë të praktikohet në botë?

Sipas Babait dhe Nënës Mun, krijimi i një kulture të re zemre është thelbësor nëse duam të arrijmë ndonjëherë paqe botërore. Kur vjen puna te të ndryshuarit e botës në një vend më të mirë, ata thonë që duhet të fillojmë me ndryshimin e kulturës së pari. Janë si fjalët që të thonë mësuesit mbi jetën kur doni të arrini qëllimet tuaja: fillo me zakonet, me stilin e jetës që bën çdo ditë. Ashtu siç tha edhe Nëna Mun, me rastin e 40 vjetorit të punës së saj dhe Babait Mun, ndërtimi i një kulture kërkon punë. Nuk mundesh thjesht ta ëndërrosh, duhet që të dalësh te bëhesh shembull se si veprohet për ta bërë realitet.

“Zoti nuk ka një shkop magjik me të cilin mundet thjesht të tranformojë botën . Providenca e Zotit kërkon edhe përmbushjen e pjesës së përgjegjësisë njerëzore.
-Dr. Hak Xha Han Moon, Shtator 17, 2016.

Martin Luter King Jr. tha, “Besim është të hedhësh hapin e parë pavarësisht se nuk e shikon të gjithë shkallën.”

Mahatma Ghandi tha: “Ji ndryshimi që do të shikosh në botë.”

Mund të duket rrugë e vetmuar të ecësh kundra rrymës, të praktikosh një kulturë që nuk ka shumë bazë mes shumicës. Por tashmë ekziston një komunitet i tërë nëpër botë që është i dedikuar ndaj ndërtimit të kësaj kulture!

Në ndjekje të themelimit të një kulture qiellore, Babai dhe Nëna Mun nisën një kurs me qëllim ndërtimin e një kulture globale ku jo vetëm respektojmë njëri-tjetrin por edhe e duam njëri-tjetrin si një familje. Sigurisht që ky mision është i hapur për të gjithë njerëzit në tokë, dhe ata që marrin përgjëgjësi e quajnë veten unifikacionist.

Ndërkohë që kombet festojnë ditën e themeluesve ose ditën e pavarësisë, unifikacionistët festojne Ditën e Themelimit çdo vit për të festuar këtë kulturë që po ndërtohet, dhe si një mënyrë për të rikujtuar veten për vendosmërinë për ta përmbushur këtë të gjithë së bashku.

Atëhere, a do të na bashkoheni edhe ju në ndërtimin e kësaj kulture? Jeni të mirëpritur të na kontaktoni në rrjetet sociale, me anë të një emaili apo të na vizitoni në ndonjë nga qendrat tona.

 

Përktheu: Nexhmije Hushi

Burimi: DPLife

2017-12-04T00:31:33+00:00