Gëzuar Familjarisht! – FFPBB Prishtinë

Federata e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim, duke uruar një fillim të mbarë për vitit 2018, më 14.01.2018 organizoi në ambjentet e Hotel “Grand”, Prishtinë, eventin “Gëzuar Familjarisht”. Në të morën pjesë 100 mysafirë, Ambasadorë për Paqen, drejtorë shkollash, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe rinore, prindër të anëtarëve dhe anëtarë të FFPBB.
Nën moton “Familja si Shkollë e Dashurisë, Shpresë e Paqes Afatgjatë”, të pranishmit kaluan së bashku kohë të vlefshme e domethënëse shoqëruar nga këngët dhe muzika e bukur e nxënësve të shkollës së kitarës “MIRELA”; nga zëri i bukur i z. Qëndrim Krasniqi e melodia e kitarës së znj. Edina Pllana; nga humori i “Familja Moderne”; nga BEAT BOX realizuar me mjeshtëri nga z. Valmir Krasniqi, dhe nga mesazhi kuptimplotë i dhënë nga znj. Savjola Konja (Drejtoreshë Ekzekutive e FFPBB-Prishtinë). Në event u propozua idea për realizimin e Festivalit të Familjes në 25 shkurt 2018, gjë që u prit shumë mirë.
Falenderojmë të gjithë mysafirët që iu përgjigjën ftesës sonë si dhe të gjithë stafin për organizimin shumë professional të eventit.

Atmosfera e aktivitetit
Përgatitja e sallës
Pritja e mysafirëve
Muzikë, Video, Këngë, Shkëmbim Kartolinash, Beat Box, Humor, Mesazh
2018-01-20T11:05:54+00:00