Duke u kujdesur për mjedisin përreth nesh (duke pastruar shtëpinë apo duke u kujdesur për lulet në kopsht), ne bëhemi bashkëpronarë me Prindin tonë Qiellor.


Ndjesia e pronësisë gradualisht mund të zgjerohet nga sfera jonë personale për të përfshirë edhe shqetësim për vende të tilla si parku në lagjen tonë. Nëse do të kishte plehra në pemët përballë shtëpisë tonë, apo nëse shohim lule që janë të fishkura, zemrat tona e ndjejnë dhimbjen e atyre bimëve në vuajtje dhe do donim t’i ndihmonim e të kujdeseshim për to. Ka me dhjetëra mënyra me anë të të cilave mund të ne mund të kujdesemi për natyrën. Ne mund ta çlirojmë natyrën duke u kujdesur për të, e rrjedhimisht mund të afrohemi më shumë me dashurinë më të thellë të Zotit për krijimin e Tij, dhe për dashurinë e Tij për ne gjithashtu.