‘Një Jetë Dedikuar Paqes Botërore’

Është viti i 5-të tashmë që Rev. Dr. Son Mjong Mun, Babai i Vërtetë, themeluesi i Federatës së
Familjes për Paqe Botërore, Federatës së Paqes Universale, Federatës së Gruas për Paqe Botërore
dhe qindra organizatave të tjera për paqen botërore, ka ndërruar jetë duke lënë pas një trashëgimi
të pasur nga e cila ka përfituar i gjithë njerëzimi, dhe patjetër që brezat që do vijnë do përfitojnë
akoma më tepër. Kombi ynë gjithashtu ka për çfarë të jetë mirënjohës në lidhje me atë çka ka marrë
dhe përfituar nga mësimet dhe investimet e Atit Mun për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët.
Me këtë rast, më datë 3 shtator 2017, në ambientet e Hotel Tirana Internacional, Salla Balsha,
ora 18:00 – 19:30 do të organizohet një aktivitet përkujtimor mbi jetën dhe veprën e Atit Mun me
temë “Një Jetë Dedikuar Paqes Botërore”. Ky do të jetë një rast për t’u ndalur dhe vlerësuar edhe
një herë punën misionare dhe të pashoqe të ‘Qytetarit Global Paqedashës’, mishëruesit të mësimeve
më të thella të të gjithë profetëve të të gjitha kohërave dhe përcjellësit të gjallë të të vërtetës dhe
dashurisë hyjnore të Zotit.
Bashkëthemeluesja e Federatës së Familjes për Paqe Botërore, Federatës së Paqes Universale, Federatës
së Gruas për Paqe Botërore dhe bashkëshortja e Atit Mun, Hak Xha Han Mun ose Nëna Mun, ka
udhëzuar që përvjetori i ngjitjes së Atit Mun të festohet në çdo komb në formën e një festivali.

Ju ftojmë që dhe ju të bëheni pjesë e këtij aktiviteti!

2017-12-04T00:38:28+00:00