Rev. Son Mjong Mun

Kur ju shkoni në një udhëtim biznesi, njerëzit e tjerë të biznesit të cilët nuk e kuptojnë qëndrimin tuaj mund t’ju kërkojnë të pini, duke iu thënë “vetëm një gllënjkë birre". Gjermanët pijnë birrë më shumë se sa ata pijnë ujë në jetën e tyre. Pra pse nuk e provoni?” Por ju duhet të jeni të vendosur duke i thënë vetes. “Ju çuna vazhdoni pini dhe kënaquni. Por une nuk do të pij asnjë pije alkoolike.”
Çështja është këtu. Si mund që ju të jeni të lumtur dhe të gëzuar edhe më shumë se sa ata që stimulojnë gëzimin duke pirë alkool? Unë mund të krijoj vetë kaq shumë ndjenja gëzimi dhe entuziazmi, pa pasur nevojën për ndihmë artificiale. Ju duhet të keni një vendosmëri të tillë. Ju duhet të ndjeni një entuziazëm edhe më të madh pa u varur prej pijeve alkolike. Nëse nuk je në gjendje për diçka të tillë, nuk mund të fitosh mbi këtë botë. Kështu që, thoji vetes “Le të kënaqemi bashkë, le ta bëjmë” Cfarë duhet të bësh? Le të këndojmë një këngë. Bëni gjëra me më shumë shije (gusto) se çdokush tjetër që pi.
Është në natyrën e njeriut që iu nevojitet më shumë entuziazëm, gëzim dhe frymëzim në mënyrë që të arrini qëllime më të mëdha. Ju duhet të merrni stimuluesit e duhur për t’u entuziazmuar. Pse? Nëse duhen dhjetë vjet për të përmbushur qëllimin tuaj, ju duhet të merrni fuqinë dhe energjinë nëpërmjet stimulimeve të përditshme. Si mund ta rimbushni energjinë tuaj? Unë kam plane për dhjetra vite në mënyrë që të influencoj në botë. Ju e dini këtë, apo jo? Atëherë, si mendoni për një plan 40 vjeçar? Le të ecim para! Ne duhet të ecim para për të paktën 40 vjet. Tani, une po procedoj në planin tim të parë 40 vjeçar. Duke parë këtë, shpirti juaj duhet të mbushet me ndjenja entuziazmi çdo ditë në mënyrë që të zgjasë aq gjatë.  

 

Përktheu: Mateo Ziko

Burimi: tparents.org