Pse natyra është më pranë Zotit se sa ne?

Shpesh jeta e përditshme, të lidh një lak përreth zemrës duke të mbushur me inat, zemërim, mllef. Jo thjesht për shumëkënd, por çdokush do të donte t'i kishte sa më larg ndjesi të tilla. E një nga mënyrat për t'i mbajtur në distancë (e mundësisht, për t'i eliminuar plotësisht), është të kaluarit kohë me natyrën. Në një park, në një liqen, në një pyll, në një anë mali, apo kudo ku mund të rastisni, do t'ju sfidoja të qëndronit pak minuta vetëm duke parë horizontin përpara jush, e jam i sigurt që ai mjedis do të sillte qetësi në zemrën tuaj.

A nuk ju ka ndodhur që natyra t'ju japë ndjesi mistike qetësie? Nuk ju ka rastisur që natyra t'ju duket surreale, jo thjesht në bukuri, por ta ndjeni thellë brenda jush? Për shkak të tilla eksperiencave, herë pas here mund të duket sikur natyra është vendi ku jemi më pranë Zotit se kurdoherë. Pse ndodh kjo?

Duke qënë se qëniet njerëzore janë në relacion prind-fëmijë ndaj Zotit, atëherë si rrjedhojë, qëniet njerëzore janë krijuar si pronarët e universit. E si të tillë, ekziston një marrëdhënie shumë e veçantë ndërmjet njerëzve dhe natyrës. Por, qëniet njerëzore ranë dhe e shkëputën marrëdhënien e tyre me Zotin, e duke shkuar në një pozitë të ulët, më të ulët se pjesa tjetër e krijimit. Ndërkohë, natyra nuk ndryshoi pozitë.
Parimi Hyjnor shpjegon se si qëniet njerëzore e humbën pozitën e tyre pranë Zotit dhe vetëm nëpërmjet krijimit mund të rikthehen sërish te Zoti, pra, nëpërmjet natyrës.

Kjo përbën gjithashtu dhe shpjegimin e ofrimeve biblike të njerëzve përgjatë historisë, por duke qënë se në ditët e sotme nuk është më i zakonshëm sakrifikimi i qengjave dhe pëllumbave, mbase mund ta gjejmë hyjninë e jetës në një mënyrë pak më të ndryshme: duke e parë krijimin si mësuesin tonë natyral që mund të na udhëzojë se si të rikthehemi sërish pranë Zotit.

Në shkrimet e rradhës në ditët në vijim, do të shfaqim tre këshilla se si të shkosh më pranë Zotit nëpërmjet natyrës. Duke qënë se Rënia njerëzore nuk solli edhe një rënie të natyrës, në të ne mund të gjejmë origjinalitetin me të cilin krijoi Zoti dhe dorën e Zotit në mënyrën më të drejtpërdrejtë. Prandaj, nëpërmjet natyrës mund të vijmë më lehtë pranë Zotit, ta njohim Zotin, e të punojmë që marrëdhënia jonë personale me Zotin, të jetë sa më e afërt, pikërisht si marrëdhënia me prindin tonë.

 

Burimi: DP Life

2017-12-22T15:56:44+00:00