Qendra jonë e seminareve është kthyer ndër vite në një vend qetësie e paqeje për shpirtin e mendjen e shumë të rinjëve shqiptarë e të huaj!
Datat 25-28 maj 2017, kanë regjistruar një moment shumë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë tonë në këtë Qendër seminaresh në Mullet të Tiranës!

Rreth 70 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Japonia dhe Koreja e Jugut u bënë bashkë në trajnimin kombëtar me temë: "Duaj Zotin, Duaj Njerëzit, Duaj Kombin!".
Ndarja e eksperiencave nga 3 brezat "gjyshërit, prindërit dhe fëmijët", programi i marrë nga trajnimet e seminareve “Top Gun” në Korenë e Jugut, të pasurit qëllime të qarta e të shkruara që në fillim, trajnimi i stafit para fillimit të seminarit dhe të pasurit në fokus edukimin e zemrës së të gjithë pjesëmarrësve e bënë këtë periudhë të gëzueshme, plot shpirt, e shumë të gjallë që në fillim. Atmosfera e ngrohtë familjare, u kanalizua më së miri prej drejtuesve të seminarit, Elisjana Mustafaj dhe Bujar Azizi në një energji të freskët rinore.

Mbi të gjitha, ajo që e bën një moment historik është "Fjala e Dhënë", e thënë ndryshe "Dija", e përkthyer akoma më shumë "ligjëratat" që u dhanë nga lektorët tanë: Znj. Savjola Konja, Z. Altin Rexhepi, Znj. Majlinda Ziko, Z. Lubin Argjir, Ardit Matraku, Znjsh. Ermela Stena, Z. Sokol Rexhepi, Z. Arjan Haziraj, Znj. Manjola Vashmatics, Z. Gani Rroshi, Znj. Ridi, Dok. Aleks & Suzana Sulejmani, Sulgen Avdullai, Kejvi Halimi, Xhonatan Çela dhe Emiljano Kulla.

Temat praktike si: "Edukimi për Karrierë", "Unë dhe Figura Qendrore", "Pasioni im" si dhe diskutimet: "leksioni dhe unë" i bënë të gjithë pjesëmarrësit të ndihen sikur ishin për herë të parë në atë vend, por dhe të analizonin jetën e tyre lidhur me to.

Një ndër temat risi të këtij trajnimi ishte "Nevoja mbi njohjen e Kombit tonë dhe Urgjenca e Vizionit 2020", të cilat jo vetëm na zgjuan interesin për të kërkuar mbi rrënjët e popullit tonë, mbi kontributin e të Parëve tanë, por na bënë të mendojmë se çfarë mund të ofrojë Shqipëria dhe Kosova jonë e dashur për Ballkanin dhe Europën!

Faleminderit të gjithëve që e gdhendët këtë kohë në zemrën e secilit!