Të jem unik si natyra

Në shkrimin e kaluar folëm pse natyra është më pranë Zotit se sa ne. Dhe pikërisht për shkak të origjinalitetit të natyrës që në thelb, që në krijim, ajo është më pranë Zotit. E si e tillë, është mënyra më e mirë se si mund të afrohemi më shumë me Zotin duke përdorur natyrën si një urë lidhëse.

Një nga metodat për ta përdorur për të tillë qëllim natyrën, është të qënit unik. Duke studiuar biologji, njerëz të ndryshëm nxiten të rizbulojnë besimin e tyre. Me çdo informacion të ri, truri dhe zemra zgjerojnë botëkuptueshmërinë e tyre duke u mahnitur me mrekullitë e botës natyrore. Mënyra e ndërtimit të qelizave dhe ndërveprimet e një pas njëshme kimike dhe elektrike që zënë vend në trupat tanë, sjellin një ndjesi të pakufishme të vlerësimit të asaj që njeriu është.
Kur e kam bërë lidhjen mes mrekullisë që ekziston në natyrë deri në nivelin më mikroskopik, më ka mbetur si çekan në kokë fakti se si nuk e kemi ditur gjithmonë sa i mahnitshëm është krijimi. Por një përgjigje e mora kur kam mësuar nga Babai Mun që për shkak të rënies njerëzore, ne, qëniet njerëzore, pavarësisht që jemi të krijuara me mjeshtëri shumë më të madhe se natyra për të dominuar mbi natyrën, e shohim veten si të pavlera, e duke e krahasuar veten vazhdimisht me talentet ose cilësitë e jashtme të njëri-tjetrit.

Po natyra? Lulet nuk krahasohen ndërmjet tyre. Nëse lulet do të mund të flisnin, jam shumë i sigurt që ato të ta vlerësonin bukurinë unike të njëra-tjetrës, e do t'i bënin komplimente njëra-tjetrës. A nuk do ishte jeta më frymëzuese nëse do të ishte në të tillë mënyrë?
Mbase me një dashuri dhe vlerësim të sinqertë për çdo gjë unike që ekziston në botë është një aspekt i Zotit që e kemi humbur prej kohës, por që fatmirësisht, mund ta mësojmë sërish, e pikërisht nga natyra.

2017-12-25T23:38:14+00:00