Babai dhe Nëna Mun

Nëpërmjet lutjes së thellë në moshën 16 vjeçare, Rev. Son Mjong Mun zbuloi misteret e providencës së Zotit, arsyen e vuajtjes njerëzore dhe një kuptueshmëri të re të historisë, zbulime që më vonë do të përbënin mësimet themelore të Lëvizjes së Unifikimit dhe Federatës së Familjes. Trashëgimia që la pas vazhdon të rritet. Ndërkohë që Nëna Mun vazhdon punën e tij, fjalët dhe puna e Babait Mun vazhdon të frymëzojë njerëz nga e gjithë bota për të jetuar një jetë mirënjohjeje, paqeje dhe dashurie.

Babai Mun, një Qytetar Global Paqedashës.

Një djalë i ri kureshtar dhe i apasionuar mendonte mbi pyetjet e mëdha të jetës. Në mes të shtypjes së sundimit Japonez më 1930 në Kore, i riu Son Mjong Mun kërkonte ngushëllim tek lutjet e tij. Nuk e kishte menduar kurrë që një lutje e thellë në mal, në një mëngjes të qetë Pashkësh, do të ndryshonte kursin e jetës së tij përgjithmonë.

Nëpërmjet lutjeve të thella dhe studimit të përkushtuar, Babai Mun zbuloi misteret e providencës së Zotit, arsyen e vuajtjes njerëzore dhe solli një perceptim të ri të historisë që më vonë do të përbënte thelbin e mësimeve të Federatës së Familjes. Prej dashurisë ndaj vendit të tij, ndaj Zotit dhe të gjithë njerëzve, ai u kërkoi të sillte ndryshim duke përhapur mesazhin e Zotit. Megjithatë, jo të gjithë mund ta kuptonin, dhe shumë shpejt ai zbuloi se idetë e reja mund të jenë të rrezikshme.

Në mënyrë që t’i shërbente Zotit dhe të përmbushte misionin e tij, ju desh të duronte vështirësi të mëdha, duke sakrifikuar familjen, lirinë, dhe pothuajse vetë jetën e tij...
Pasi zhvilloi një lëvizje kombëtare, Son Mjong Mun gjeti gruan që do ta ndihmonte të përhapte mesazhin e tij të paqes në të gjithë botën. Martesa e Rev. Son Mjong Mun me Hak Xha Han më 16 Mars të vitit 1960, shënoi herën e parë në histori që një çift bashkohet si një imazh i unifikuar i Zotit, si Prindër të Vërtetë. Dedikimi i Nënës Mun ndaj misionit të Babait Mun, së bashku me punën e saj për të ndërtuar paqen, simbolizoi një rigjallërim të aspektit femëror të Zotit dhe theksoi rolin e rëndësishëm që gratë luajnë për të sjellë një botë të paqes. Së bashku, ata përhapën shumë shpejt edhe tek të tjerët, bekimin e martesës, duke ndërtuar atë që do të bëhej tradita më e njohur dhe më e përhapur e Lëvizjes së Unifikimit dhe Federatës së Familjes.

Babai dhe Nëna Mun shpërndanë mesazin e tyre nëpër botë. Duke vizituar kombe me një shpejtësi rekord, mesazhi i tyre u përhap ndërkombëtarisht, duke mbledhur ndjekës nga pothuajse çdo kontinent. Në më pak se 20 vjet, ata dërguan misionarë në 120 kombe. Ata përhapën mesazhin e tyre për të qetësuar konfliktet politike dhe ndër-fetare, dhe bënë fokus luftën kundër komunizmit.

Një qeveri e frikësuar, një media e indijuar, dhe presioni publik shkaktuan stuhinë perfekte për padi dhe burgim të padrejtë të Rev. Son Mjong Mun, në Denburi, Konektikat të Shteteve të Bashkuara në vitin 1984. Për Babain Mun persekutimi nuk ishte diçka e re, dhe iu desh të kalonte dënimin prej 18 muajsh burgim me lavdi dhe përulësi. Vendimi tepër i diskutueshëm, bashkoi përfundimisht qytetarët, liderat e shoqërisë civile dhe fetare në luftën për liri fetare.
Pas lirimit nga burgu, dhe prej mbështetjes së re të liderave të shoqërisë dhe atyre fetarë, Babai dhe Nëna Mun vazhduan t’i dedikohen zgjidhjes së çështjeve më të ndërlikuara të botës. Gjatë dekadës tjetër, ata krijuan programe dhe institucione për tu kujdesur për çështjet globale si lufta, uria dhe bashkëpunimi ndërfetar.

Në vendlindjen e tij në Kore, Rev. Son Mjong Mun u ngjit në botën e shpirtit më 3 shtator të 2012-s. Trashëgimia që ai la pas vazhdon të rritet. Ndërkohë që Nëna Mun vazhdon punën e tij në tokë, fjalët dhe puna e tij vazhdojnë të frymëzojnë njerëzit nga e gjithë bota që të jetojnë një jetë mirënjohjeje, paqeje dhe dashurie.

Nëna Mun, një Grua e Paqes

Hak Xha Han Mun, bashkëthemeluesja e Lëvizjes së Unifikimit dhe Federatës së Familjes, e përkushtoi jetën e saj për gjetjen e paqes. Së bashku me bashkëshortin e saj, ajo ka punuar me drejtues të shteteve, me fitues të çmimeve “Nobel”, lidera fetarë, burra e gra të fushave të artit për të krijuar një botë sipas idealit të Zotit. Ky përkushtim i përjetshëm e çoi atë anembanë botës, dhe bëri që zëri i saj të dëgjohet kudo. Në korrik të vitit 1993, ajo u bë e para grua Koreane që flet në një takim të Senatorëve dhe Kongresmenëve të Shteteve të Bashkuara në “Capitol Hill”. Dy muaj më vonë, më 7 shtator, Nëna Mun u bë e para grua Koreane që mban një fjalim në Kombet e Bashkuara. Mesazhet e saj në të dyja këto raste ishin të lidhura me përgjegjësinë e grave për arritjen e paqes botërore. Ajo gjithashtu foli për zemrën e Zotit, vuajtjet e njerëzimit dhe kuptimin e historisë njerëzore. Si nënë e 14 fëmijëve, ajo është një grua që ka devotshmëri të sinqertë ndaj Zotit, botës, bashkëshortit dhe familjes se saj; ajo është një grua me dashurisë të vërtetë.
Hak Xha Han ka lindur në një botë me konflikte politike dhe fetare, në një qytezë të vogël në atë që sot i përket Koresë së Veriut. Pas burgosjes së saj dhe të nënës së saj prej regjimit komunist, në moshën 5 vjeçare, ajo shkoi në Jug bashkë me nënën dhe gjyshen.

Në 11 prill të 1960-s, Hak Xha Han u martua me Rev. Son Mjong Mun. Martesa e tyre kishte domethënien e imazhit të unifikuar të Zotit, dhe do të shtynte Hak Xha Han Mun që të ndërmerrte rolin e saj të ri si nënë, aktiviste, dhe një partnere në të gjitha ndërmarrjet e të shoqit. Së bashku, ata investuan në art, edukim, zgjidhjen e problemeve të rënda të botës dhe në forcimin e familjes.
Si gruaja e Rev. Son Mjong Mun, Nëna Mun i qëndroi përkrah të shoqit në të gjitha vështirësitë, dhe ngriti zërin për çështjet më të rëndësishme botërore, duke ndihmuar në dialogjet dhe komunikimet me qëllim paqen.

Më 1992, Nëna Mun filloi punën për të cilën njihet më mirë në botë. Nëpërmjet Federatës së Grave për Paqe Botërore, Nëna Mun ngriti zërin për çështjet që hasin gratë nëpër botë, dhe inkurajoi përfshirjen e grave për të sjellë paqe botërore. Nëpërmjet tubimeve dhe takimeve në zyrat e Kombeve të Bashkuara, F.G.P.B u bë shumë shpejt një forcë ndërkombëtare që vazhdon të bëjë një punë të rëndësishme ende sot dhe vazhdon të frymëzojë gratë në gjithë botën.

Kur Babai dhe Nëna Mun themeluan Federatën e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim (F.F.P.B.B), u hapën dyert për njerëzit e të gjitha besimeve për të marrë Bekimin e Martesës dhe u krijua themeli për të punuar së bashku në krijimin e paqes botërore. Dialogjet dhe pajtimet ndër-fetare kanë qenë një pjesë shumë e rëndësishme e punës se Prindërve të Vërtetë.
Me ndihmën e fëmijëve të saj të rritur, Nëna Mun vazhdon të kapërcejë kufijtë dhe bën përpjekje për të shëruar plagët e ndarjeve mes njerëzve.

Pas ngjitjes së Babait Mun në botën e shpirtit, Nëna Mun vajtoi së bashku me gjithë botën për humbjen e një njeriu që dedikoi gjithë jetën e tij për Vullnetin e Zotit dhe për dashurinë ndaj njerëzimit. Në vitet në vijim, ajo ka punuar pa u lodhur për të mbrojtur trashëgiminë e tij dhe vazhdoi rrugën që Babai Mun pati nisur.

Presim të na shkruani

Nëse e gjeni veten në parimet e mësipërme, nëse jeni të interesuar të dini diçka më shumë, apo nëse jeni të interesuar për një bashkëpunim me Federatën e Familjes në ndonjë nga degët tona, jeni të mirëpritur të na kontaktoni në mënyrat e mëposhtme ose të bëheni pjesë e newsletterit tonë.