Çfarë është gjëja e parë që bëni kur zgjoheni në mëngjes? Kur jeni në autobus, kur ktheheni nga zbavitja? Nëse përgjigja juaj përfshin një smartphone, laptop ose kompjuter, atëherë ky manual është për ju.

Në udhëtimin tonë nëpër valët e avancimit dixhital, pajisjet moderne bëhen një pjesë jetësore e jetës sonë. Telefonat, interneti, laptop-at dhe kompjuterat janë nevoja bazë përgjatë ditëve tona- ditë që ecin me shpejtësi për shkak të këtyre avancimeve teknologjike. Tani ne mund të lidhemi me shokët dhe familjarët menjëherë, të gatuajmë makarona brenda pak minutave dhe njëkohësisht të shohim edhe një program televiziv- të gjitha këto vetëm me shtypjen e një butoni.

Shumë nga ne duken se janë në një marrëdhënie me pajisjet tona dhe e vlerësojnë faktin që ato na ofrojnë shpërqëndrim të menjëhershëm nga detyrat e zakonshme ose udhëtimet e përditshme që bëjmë, por me gjërat e qarta të komfortit dhe risi-së, vijnë edhe disa paqartësi. Ndërkohë që koha që jetojmë është emocionuese, ne fillojmë të zbulojmë komplikacionet që prekin karakterin tonë, marrëdhëniet tona edhe sensin tonë të gëzimit.

Si i ka prekur teknologjia moderne pjesën që na bën njerëz, dhe si mund të bëhemi të ndërgjegjshëm për ndryshimin që po kalojmë si shoqëri?

Fajtori: Kënaqësi e Menjëhershme

Në shumë raste, ne si brez modern gjejmë kënaqësi të menjëhershme nga ndërveprimi me pajisjet tona: Marim “Like” në mediat sociale, bëjmë pazarin nga shtëpia edhe lista vazhdon.

Sipas studimeve neuro-shkencore, ne çlirojmë dopaminë në tru kur bashkëveprojmë me pajisjet tona dixhitale, duke na dhënë një ndjesi gëzimi edhe kënaqësie. Dopamina është e njëjta substancë kimike që çlirojmë kur ndiejmë kënaqësi të cdo lloji (ngrënia e një çokollate, mbajtja e dorës së një personi të dashur, fitorja në një ndeshje sporti). Si çdo gjë tjetër e mirë, mbipërdorimi ose varësia e kësaj ndjesie mund të jetë e dëmshme.

Rezultati: Gëzim i Mpirë

Kënaqësia e menjëhershme vështirëson aftësinë tonë për të përjetuar gëzim të thellë. Imagjinoni një botë ku arritja e gjërave bëhet lehtësisht dhe gjithçka që duhet të arrijmë e bëjmë pa ose me përpjekje minimale, aq lehtë sa nuk na duhet prania e njëri-tjetrit ose bota që na rrethon.

Sigurisht, ky është një thjeshtim ekstem i situatës reale, por brezi ynë shfaq simptomat e varësisë  ndaj kënaqësisë së menjëhershme. Aktivitete të tilla si lojrat apo blerja online mund të bëhen hobi obsesiv. Ndërveprimi ynë me njerëz është zëvendësuar nga media sociale në mënyrë të sigurt.

Megjithëatë, nëse ne vazhdimisht çlirojmë dopaminë, aftësia jonë për të ndjerë mund të bëhet e mpirë nga stimulimi konstant dhe mendja jonë mund të arrijë arrijë një pikë ngrirjeje që na pengon të ndjejmë gëzim kur duhet. Nëse ne si shoqëri të vareshim nga kënaqësia e menjëhershme e përjetimit të gëzimit, do të rrezikonim zhvillimin e ndërveprimeve me të gjitha gjërat që na rrethojnë, duke ndaluar veten për të ndërtuar lidhje me njerëz të tjerë, dhe mund të humbisnim të gjithë kuptimin e lumturisë që Zoti donte të përjetonim gjatë jetës sonë.

Parimi: Plani i Zotit për jetën njerëzore

Nëpërmjet Parimit të Unifikimit ne mësojmë që jeta u krijua për tu shijuar me Zotin dhe Krijimin e Tij. Zoti projektoi një botë që reflekton karakterin e Tij, dhe kishte si qëllim që ne të kishim lidhje personale me botën dhe me Të.

Parimi i Unifikimit përcjell këtë ide:

Ashtu si puna e një artisti është manifestim i dukshëm i natyrës së padukshme të krijuesit të saj, çdo krjim është një objekt substancial i hyjnisë së padukshme të Zotit, Krijuesit. Natyra e Tij është e dukshme në të gjithë krijimin. Ashtu siç ne mund të ndiejmë natyrën e brendshme të një artisti nëpërmjet punëve të tij, ne mund të perceptojmë hyjninë e Zotit duke vëzhguar krijimin e Tij.

Me fjalë të tjera, ne mund ta shohim Zotin në njerëzit dhe gjërat rreth nesh. Në një farë mënyre, ti, unë dhe të gjitha gjërat që na rrethojnë mbajnë në vetevete një pjesë të karakteristikave të Zotit. Këto karakteristika shfaqin prezencën e Tij, veçanërisht kur ne ndërveprojmë me mjedisin dhe me njëri-tjetrin. Duke qënë se jemi qënie sociale, ashtu siç është edhe Zoti, duke u lidhur me Të nëpërmjet njëri-tjetrit mund të jetë rruga për të ndërtuar marrëdhënie domethënëse ku Zoti mund të jetë i pranishëm. Por si mund të shkojmë atje kur jemi të mpirë nga teknologjia jonë?

Zgjidhja: Moderimi është Çelësi

Përparimi nuk është domosdoshmërisht i keq. Shpikjet e reja hapin mundësi më të mëdha që mund ta sjellin shoqërinë tonë në një epokë moderne. Por që nuk do të ishte keq sikur të rrisnim edhe spiritualitetin tonë gjithashtu. Duke e shkëputur veten tonë nga pajisjet tona herë pas here dhe duke u lidhur me njerëzit apo gjërat rreth nesh, ne do të bëhemi më të vetëdijshëm dhe do të kishim një përjetim më të thellë të gëzimit dhe vlerësimit të bukurisë dhe thjeshtësisë për botën tonë ndërsa qëndrojmë për një moment nga ky realiteti i ndërlikuar dhe i vrullshëm i botës moderne. Shkëputja nuk është një gjë e vështirë nëse e fillon në mënyrë të moderuar.

Këtu janë disa hapa me të cilat mund të fillojmë “shkëputjen”:

-Në vend që të hapni telefonin sapo zgjoheni, mund të luteni ose t’i thoni “Mirëmëngjes” familjarëve ose shokut/ shoqes së dhomës.

-Bisedoni me dikë në autobus. Po, mund të jetë pak e çuditshme në fillim, por duke punuar me këtë pjesë mund të zhvillojmë aftësitë shoqëruese.

-Hiqini aplikacionet e mediave sociale nga faqja e parë e telefonit tuaj, kështu që mund t’I hapni vetëm kur t’ju duhen.

Duke qënë se spiritualiteti ynë nuk zhvillohet aq shpejt sa teknologjia, le ta ulim pak ritmin dhe t’I japim jetës sonë shpirtërore ca kohë që të përshtatet me kohët moderne. Unë kam shumë besim se teknologjia dhe spiritualiteti mund të bashkë-egzistojnë madje edhe të bashkëpunojnë për ta bërë botën ku jetojmë një botë më të mirë, më me shumë kuptim edhe më të bukur. Koha për tu shkëputur!

 

Përktheu: Elisjana Mustafaj

Burimi: DPLife