“Klasa e Yjeve” është një iniciativë ku mblidhemi si një rrjet midis artistëve dhe artdashësve për t’u zhvilluar së bashku nëpërmjet ndarjes së eksperiencave të individëve që janë kthyer në yje në fushën e tyre. Ky trajnim i organizuar në formën e një seminari online, do ju shërbejë për të parë shembuj suksesi të profesionistëve botërorë në fusha të ndryshme të artit, me shpresën që të gjeni frymëzim nga ta për të zhvilluar akoma më tej talentet dhe aftësitë tuaja.

Kurora e Lavdisë

Kur dyshoj tek njerëzit, ndiej dhimbje.
Kur i gjykoj njerëzit, është e papërballueshme.
Kur i urrej njerëzit, ekzistenca ime nuk ka vlerë.
Mirëpo, nëse besoj, mashtrohem. Nëse dua, tradhtohem.
Vuaj dhe brengosem sonte, me kokën mes duarve; A e kam gabim?
Po, gabim e kam.
Edhe nëse të mashtrojnë, vazhdo të besosh,
Edhe nëse të tradhtojnë, vazhdo të falësh.
Duaji plotësisht, edhe ata që të urrejnë.
Fshiji lotët dhe mirëpriti me buzëqeshje
Ata që nuk dinë gjë tjetër veçse të mashtrojnë,
Edhe ata që tradhtojnë pa ndier keqardhje.
Oh, Perëndi, sa dhemb të duash.
Shikoji duart e mia.
Vëre dorën mbi gjoksin tim.
Zemra po më shpërthen. Çfarë agonie.

Por, kur i desha ata që mu vunë kundër,
unë solla fitore.
Nëse edhe ti ke bërë të njëjtën gjë,
Unë do të të jap Kurorën e Lavdisë.