Konkursi i Eseve "Si Qytetar Global Paqedashes"
  • Aplikimi për të dërguar esenë tuaj janë të hapura deri më 25 nëntor.
  • Eseja duhet të jetë e bazuar në librin autobiografik “Si Qytetar Global Paqedashës” nga Rev. Son Mjong Mun.
  • Librin mund të gjeni në librari në të gjithë vendin ose mund ta na kontaktoni në emailin siqytetarglobalpaqedashes@federataefamiljes.org
  • Eseja duhet të jetë e shkruar vetëm në shqip
  • Materiali duhet të jetë jo më pak se 1000 fjalë dhe jo më shumë se 1200 fjalë, e të dërgohet në file në Word.
  • Do të vlerësohet origjinaliteti, përmbajtja, mënyra e organizimit, përdorimi i gjuhës.
  • Nëse keni marrë pjesë në konkurs eseje bazuar në këtë libër më parë, nuk mund të dërgoni esenë që keni shkruar për atë rast, por material të ri.

Kurora e Lavdisë

Kur dyshoj tek njerëzit, ndiej dhimbje.
Kur i gjykoj njerëzit, është e papërballueshme.
Kur i urrej njerëzit, ekzistenca ime nuk ka vlerë.
Mirëpo, nëse besoj, mashtrohem. Nëse dua, tradhtohem.
Vuaj dhe brengosem sonte, me kokën mes duarve; A e kam gabim?
Po, gabim e kam.
Edhe nëse të mashtrojnë, vazhdo të besosh,
Edhe nëse të tradhtojnë, vazhdo të falësh.
Duaji plotësisht, edhe ata që të urrejnë.
Fshiji lotët dhe mirëpriti me buzëqeshje
Ata që nuk dinë gjë tjetër veçse të mashtrojnë,
Edhe ata që tradhtojnë pa ndier keqardhje.
Oh, Perëndi, sa dhemb të duash.
Shikoji duart e mia.
Vëre dorën mbi gjoksin tim.
Zemra po më shpërthen. Çfarë agonie.

Por, kur i desha ata që mu vunë kundër,
unë solla fitore.
Nëse edhe ti ke bërë të njëjtën gjë,
Unë do të të jap Kurorën e Lavdisë.