Me datë 16 shkurt 2017 në qytetin e Korçës, u zhvillua eventi i radhës me të rinjte e këtij qyteti, me temën “Kultura të Ndryshme, Zemër e Njëjtë”.

Ishte një aktivitet plot jetë dhe i hapur për cilindo që kishte interes për larmishmërinë kulturore. Aktiviteti u zhvillua prej antarëve tw skuadrës së STF, duke krijuar një udhëtim të shkurtër nga orienti në përëndim. Me përmbajtje shumë të vlefshme, qoftë njohja e simboleve të shteteve përkatse, kultura e tyre, vendet e ndryshme turistike apo me vlera historike, e plot gjëra të tjera të kësaj natyre.

Ky event u zhvillua në bashkëpunim me Qendrën Rinore Rajonale, Korçë. Duke i shtrirë në këtë mënyrë kontaktet tona edhe me gjërë.
Aktiviteti kulturor u mbajt në ambientet e Qendrës Rinore Rajonale, Korçë. Vendndodhja e së cilës është pranë bulevardit kryesor, duke u dhënë kështu mundësinë edhe kalimtarëve të rastit që të bashkoheshin me aktivitetin.
Promovimi i vlerave të CARP-it, njohja e Prindërve të Vërtete dhe punës së tyre është synimi aktual që po mundohemi të punojmë në nivel rajonal.
Për të krijuar një karakter të pasur dhe me parime të shëndetshme është e nevojshme të prekim sa më shumë nga elementet e kulturës, në mënyrë që të krijohet atmosfera e përshtatshme, që një karakter i tillë të zhvillohet sa më mirë.


Falë këtij aktiviteti të organizuar të ftuarit treguan interesim më të madh për organizatën tonë si dhe për aktivitetet që ne zhvillojmë. Gjithashtu media na mundësoi që eventi të prezantohet në kanalet lokale, duke përcjellë kështu mesazhin e aktivitetit edhe më gjerë

Eventi u mbyll me një këngë të përgatitur së bashku nga antarët e STF, si shenjë uniteti në një zemër, pas gjithë ndryshimeve që u përmëndën më parë.