Mirepresim te na shkruani pershtypjet dhe reflektimet tuaja nga Seminari i Artit “Klasa e Yjeve”.
Pershtypje nga "Klasa e Yjeve"

Nëse doni në certifikatë për pjesëmarrjen tuaj, kliko këtu për të kontaktuar degën më të afërt me ju dhe aty mund të bëni dhe pagesën kur të merrni certifikatën ose na shkruani në klasaeyjeve@federataefamiljes.org

Kurora e Lavdisë

Kur dyshoj tek njerëzit, ndiej dhimbje.
Kur i gjykoj njerëzit, është e papërballueshme.
Kur i urrej njerëzit, ekzistenca ime nuk ka vlerë.
Mirëpo, nëse besoj, mashtrohem. Nëse dua, tradhtohem.
Vuaj dhe brengosem sonte, me kokën mes duarve; A e kam gabim?
Po, gabim e kam.
Edhe nëse të mashtrojnë, vazhdo të besosh,
Edhe nëse të tradhtojnë, vazhdo të falësh.
Duaji plotësisht, edhe ata që të urrejnë.
Fshiji lotët dhe mirëpriti me buzëqeshje
Ata që nuk dinë gjë tjetër veçse të mashtrojnë,
Edhe ata që tradhtojnë pa ndier keqardhje.
Oh, Perëndi, sa dhemb të duash.
Shikoji duart e mia.
Vëre dorën mbi gjoksin tim.
Zemra po më shpërthen. Çfarë agonie.

Por, kur i desha ata që mu vunë kundër,
unë solla fitore.
Nëse edhe ti ke bërë të njëjtën gjë,
Unë do të të jap Kurorën e Lavdisë.