Te dashur vellezer dhe motra,
Ju pershendes te gjitheve nga HQ!

Nepermjet ketij mesazhi deshiroj t’ju ve ne dijeni se procesi i aplikimit per marrjen e Lejese se Ndertimit  per “Qendren e re te Edukimit dhe Zyrat e reja Qendrore te Federates”, dhurate nga Prinderit e Vertete per kombin tone, jane ne nje faze te rendesishme dhe shpresojme qe se shpejti te kemi rezultate pozitive.
Per kete qellim, pasi kemi biseduar me Rev. Shin dhe Liderat e Qendrave, kemi menduar te nisim nje kusht lutje ne nivel kombetar per realizimin me sukses te projektit.
Keto dite jam marre intensivisht me dokumentat per te cuar perpara procesin e marrjes se lejes nga Bashkia dhe ndjej qe ekziston nje lufte e forte shpirterore.
Dedikimi mendojme te jete lutje intensive, fillimisht per 40 dite, per te mbeshtetur marrjen sa me shpejt te lejes zhvillimore dhe ndertimit te godines brenda vitit 2017.

DEDIKIM KOMBETAR

Ofrimi: Lutje e lire

Periudha Kohore: fillimisht 40 dite (3 mars 2017 deri me 11 prill 2017)

Qellimi:
-Mbeshtetja e Prindit Qiellor dhe botes se mire shpirterore per realizimin me sukses te marrjes se Lejes Zhvillimore nga Bashkia Tirane dhe ndertimin e godines brenda vitit 2017 dhe tia ofrojme Prinderve te Vertete per Diten e Themelimit 2018.
-Per te qene plotesisht te bashkuar me vizionin e Prindit Qiellor dhe Prinderve te Vertete per kombin tone, duke ofruar sinqeritetin me te thelle te zemres ne gjithcka bejme

Uroj qe te gjithe se bashku ta bejme Prindin Qiellor dhe prinderit e Vertete krenare duke treguar nje zemer Hjo Xhong (malli të thellë për t’u bërë një me dashurinë e Prindit Qiellor).

Sinqerisht juaji,
Gani Rroshi