“Dashuri e pastër, një e ardhme e lumtur” kjo ishte tema e aktivitetit më të fundit të W-CARP në qytetin e Shkodrës. Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me Federatën e Paqes Universale dhe me Gjimnazin Jo-Publik “Zani i Shkodrës”. 14 shkurti është dita e Shën Valentinit, dhe prandaj ne vendosëm që të flasim me të rinjtë e kësaj shkolle për rëndësinë e dashurisë, pastërtinë seksuale para martese dhe besnikërinë gjatë martesës. Gjithashtu prezantuam parimet themelore të CARP si dhe folëm për origjinën e universit. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin 70 të rinj nga kjo shkollë si dhe disa anëtarë të Carp-it.

Gjatë aktivitetit zhvilluam një program artistik, me poezi nga një nxënëse e shkollës “Zani i Shkodrës” si dhe këngë nga Marjana Haxhaj dhe nga grupi STF. Më pas, në ambjentin e ngrohtë familjar që ishte krijuar tashmë, shijuam ushqimet që nxënësit e shkollës kishin përgatitur me shumë dashur nën moton: “Ushqimi është dashuri”.

Raportoi: Sekretariati i CARP – Shkodër