Federata e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim në bashkëpunim me Komunën e Podujevës dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, mbajti një aktivitet me temën ” Familja si shkollë e dashurisë dhe paqes” në Teatrin “Avdush Hasani” – Podujevë.
Aktiviteti u hap nga një program artistik prej shkollës së Kitarës ” Mirela” të cilët me zërat dhe duart e tyre të arta krijuan një atmosferë shumë të bukur. Aktivitetin e përshëndeti me një fjalë rasti Nënkryetari i Komunës së Podujevës Z.Nexhmi Rudari si dhe Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Donika Sfishta të cilët theksuan rëndësinë e familjes si institucioni themelor në shoqëri si dhe mbështetën iniciativën e mbajtjes së këtij aktiviteti.
Pjesa tjetër vazhdoi me ligjeratën nga Znj.Savjola Konja, e cila theksoi rëndësinë e familjes, sfidat me të cilat po përballet ajo sot si dhe zgjidhjet që kemi për të jetuar në një familje më të shëndoshë.
Shprehim mirënjohje të veçantë për Z.Nexhmi Rudari e z. Ymer Musa, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit.