Thirrjes për familje të forta dhe të shëndetshme ju bashkuan dhe familje nga qytete të ndryshme të Kosovës.  Në datën 25 Shkurt 2018, në Prishtinë u zhvillua „ Festivali i Familjes dhe Ceremonia e Bekimit të Martesës”.  Programi i aktivitetit u hap nga melodi, këngë, recitim, të përgatitura nga anëtarët dhe një video që përcolli emocione pozitive.  Më pas Imam Rexhep Lushta, i cili është kryeimam për Mitrovicën, përshëndeti të pranishmit dhe ofroi një lutje për rastin.  Pas zhvillimit të ceremonisë që u drejtua nga çifti Altin dhe Drita Rexhepi, pati këngë, recitim, dhe kërcim entuziast („Mujokon Dance”).  Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj!