Ardit Matraku

Shumë njerëz mund të pyesin, “Pse duhet të dal nga zona ime e rehatisë?” A nuk është rehatia pjesë e të qenit të lumtur, dhe a nuk është lumturia qëllimi i jetës?

Duket sikur është e natyrshme për ne që të kërkojmë të jemi rehat. Askush nuk do të dëshironte një jetë të vështirë. Ne nuk blejmë këpucë që na rrinë të ngushta apo nuk miqësohemi me njerëz që janë të bezdisshëm.

Rehatia nuk është gjithmonë mirë
Pavarësisht se të gjithë kanë nevojë për pak rehati në jetë, kur është e tepërt na bën dembel dhe të dobët mendërisht, fizikisht, emocionalisht dhe shpirtërisht. Nëse studion natyrën njerëzore do të kuptosh që jemi dizenjuar me mjaftueshëm ambicie dhe vendosmëri për të kaluar sfidat me të cilat përballemi. Ne natyrshëm jemi të motivuar që ta bëjmë jetën më të mirë dhe më të rehatshme, por së pari duhet të sfidojmë veten, duhet të dalim nga zona jonë e rehatisë.

Sfidat dhe aventurat të çojnë drejt përmbushjes
Ne themi që gëzimi është qëllimi i jetës, por e keqkuptojmë pak këtë fakt. Gëzimi është rezultati përfundimtar i një jete të jetuar me potencial të plotë. Por që të kuptosh potencialin tënd duhet ta sfidosh veten dhe të bësh një jetë aventuriere.

Disa njerëz janë më aventurierë, kreativë dhe të shkathët se të tjerët. Këta njerëz e kanë më të lehtë të dalin jashtë zonës së rehatisë sepse kanë një vizion të qartë dhe ndjekin pasionet e tyre.

Mendo pak për Skënderbeun, Kristofor Kolombin, Tomas Edisonin e shumë të tjerë. Këta persona nuk bënë një jetë të thjeshtë e të rehatshme. Ata kishin një qëllim të qartë dhe nuk u ndalën deri në përmbushjen e tij.

Sekreti i njerëzve të mëdhenj
Kur flasim për njerëzit e suksesshëm gjithmonë përmendim se sa vizionarë, kreativ e të vendosur ata janë. Por në shumicën e rasteve harrojmë diçka që është edhe sekreti i suksesit të tyre.

Mendo pak për Kristofor Kolombin. Çfarë do të kishte bërë ai i vetëm?

Të kujtohet koha kur Mark Zuckerberg ishte shoku i parë i të gjithëve në Facebook? Edhe ai kishte nevojë për të tjerët në mënyrë që të bënte idenë e tij të funksiononte.

Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin, ky është sekreti. Ti mund të kesh idenë më të jashtëzakonshme në botë por pa bashkpunimin dhe mbështetjen e të tjerëve nuk ke për të arritur shumë.

Rev. Moon ishte lideri numër një në botë në motivimin e njerëzve për të dalë nga zona e tyre e rehatisë. Ai dinte sekretin e veprimit jep-merr. Ishte vizionar por e dinte shumë mirë që nuk mund të përmbushte asgjë pa bashkpunimin dhe mbështetjen e të tjerëve.

Ai krijoi programe dhe projekte të panumërta në të gjitha fushat e jetës, për tu treguar njerëzve se si të punojnë duke bashkëpunuar me të tjerët. Për shkak së fokusi i tij ishte jeta për hir të të tjerëve, njerëzit ishin të frymëzuar që të punonin me të. Ai nuk bëri një jetë të rehatshme, por një jetë “çmendurisht” të mrekullueshme. Kjo është arsyeja që edhe jeta ime është e tillë.

Gjërat e mëdha nuk ndodhin vetëm për shkak të një ideje, por sepse njerëzit punojnë së bashku përqëndruar tek i njëjti vizion.