Afrim Lleshi

Nё shkollё mёsuesit na thonё shpesh se kur lexojmё njё libёr tё njё autori ne arrijmё tё zbulojmё  gjendjen e tij tё brendshme nё tё cilёn ndodhet, situatёn qё e rrethon, karakterin dhe vizionin e tij. Kur lexojmё njё libёr ne arrijmё ta njohim autorin ndoshta edhe mё mirё nga sa mund ta njohim  nё njё marrёdhenie tё drejtpёrdrejtё sepse nё atё qё autori shkruan ёshtё tёrёsisht i sinqertё , ai jep shpirtin nё veprёn e tij.

Teksa po lexoja autobiografinё e Reverend Sun Myung Moon  arrita ta zbёrtheja jetёn e tij nё pjesёza  tё vogla tё shumta dhe kur i bashkova kёto pjesёza pёr tё formuar pazёllin e tij nё mendjen time u formua njё pazёll aq i madh sa qё e kuptova qё vendi i atij pazёlli nuk ishte nё mendjen time, mendja ime nuk kishte kapacitetin pёr ta nxёnё atё dhe nuk ishte njё strehё e sigurtё pёr tё nё tё ardhmen kёshtu qё pastrova nje shtёpi mё tё madhe pёr tё . Pastrova prej saj mbeturinat dhe merimangat qё zinin njё hapsirё tё madhe tё shtёpisё. Pas njё pune tё madhe arrita tё krijoj hapsirёn e duhur dhe shtёpinё e sigurtё nё tё cilёn mbaj gjёrat mё tё çmuara tё jetёs sime. Dhe nё qendёr tё saj  vendosa kёtё pazёll qё sa herё tё kem nevojё atё ta kem busull orientimi. Shtёpia e re e kёtij pazelli do tё jetё shpirti im dhe do ta ruaj aty pёr gjatё gjithё ekzistencёs sё shpirtit tim.

Por pёrse libri ndikoi kaq shume tek unё? Kjo ёshtё shumё e thjeshtё dhe çdo kush qё e ka lexuar mё kupton shumё mirё. Vetёm nga njё libёr arrita tё marr tё gjithё mesazhet qё universi fsheh, arrita tё gjej shumё motive pёr tё besuar se jeta ёshtё shumё e rёndёsishme dhe e bukur tё jetohet. Para se tё  kisha lexuar  librin vendosja kufjet dhe dёgjoja  kёngёn e Alban Skёnderajt nё bashkёpunim me Elinel: “Kam nevojё” dhe persёrisja njё varg tё saj “Kam nevoj me mbo me besu qё me kon i mir n’jet e ka njё qёllim”. Tani skam mё nevojё ta bёj ketё sepse e gjeta qёllimin, ai eshtё mjaft i qartё: tё punoj fort pёr njё botё tё paqes.

Reverend Moon rrёfen jetёn e tij e cila s’ka qёne aspak e lehtё por ai nё asnjё moment nuk thotё qё jeta e tij ishte e keqe pёrkundrazi. Magjepsem kur ndёr rrjeshtat e librit mёsoj qё ai arriti tё dashurojё edhe njё kokёrr orizi, arriti te pёrqafojё ata qё donin ta vrisnin, arriti tё shembё muret e komunizmit Sovjetik pikёrisht nё momentin kur tё gjithё mendonin se ishte e pamundur, arriti tu mbijetojё torturave nga mё çnjerёzoret dhe edhe pse nё moshёn 90-vjeçare ka forcёn e njё djaloshari pёr tё mbledhur kujtimet e jetёs sё tij e pёr tё n’a i paraqitur me qёllim qё ne tё reflektojmё dhe ti bashkohemi misionit tё tij qiellor.

Deri tani qёllimi dhe motoja ime ishte tё mos i bёja tjetrit atё qё nuk do tё doja qё ai tё mё bёnte mua, tani ajo ka ndryshuar , tani ёshtё e plotё . Ajo ёshtё: bёji tjetrit atё qё ti do tё dёshiroje tё tё bёnte ai ty. Tё ndёrtojmё njё botё tё paqes ёshtё tashmё detyra e gjithsecilit prej nesh pa dallim se ku jetojmё, çfarё ngjyre  dhe çfarё prejardhje ne kemi. Ne duhet t’i bashkojmё kontinentet pёr tё rikrijuar kopshtin e Edenit dhe kёtё mund ta bёjmё duke ndёrtuar ura ndёrkontinentale pёr tё bёrё bashkё shpirtrat tanё dhe autostrada tё paqes pёr  t’u bashkuar fizikisht.