Të rrisësh fëmijë nuk është diçka e lehtë. Zakonet që ne kemi sot kanë ndikim të madh në mënyrën se do të jenë ditët tona të ardhshme. Më poshtë janë 4 zakone të cilat qëllimisht kultivojnë prindërim më të lehtë dhe të gëzueshëm.

Krijo një ritëm ditor
Ndërkohë që mund të mos jetë e domosdoshme, të planifikosh ditën me detaje mund të krijojë për ju një ritëm ditor, ose një rrjedhë të ditës të cilën edhe fëmijët mund ta ndjekin. Ky ritëm ditor krijon një themel të qëndrueshëm dhe duke ditur se cili aktivitet apo event ka rradhën i bën fëmijët të ndihen të sigurt, të jenë të vetëdijshëm për çfarë ndodh dhe i ndihmon që ta bëjnë tranzicionin më mirë.

Mbani një rutinë
Brenda ritmit ditor, rutinat ia bëjnë punën më të lehtë prindërve. Kjo nuk ka të bëjë thjesht me të diturit se çfarë të presësh në atë ditë, por gjithashtu dhe me lidhjen e pikave përgjatë ditës. Ritualet e vënies në gjumë të fëmijëve apo bisedat përpara ushqyerjes shërbejnë për të na lidhur me fëmijët brenda një dite të zënë. Të qënit të lidhur me njëri-tjetrin dhe të diturit se çfarë mund të presësh në momente të ndryshme përgjatë ditës janë dy aspekte të rëndësishme që mund të sjellin paqe në shtëpinë tone dhe krijojnë rutinat tona që i arrijnë të dyja këto aspekte.

Takime javore në familje
Nëse nuk bëni takime të familjes, do ju rekomandoja që ta fillonit jo thjesht si pjesë të javës, por të bëhet traditë për familjen tuaj. Takimet në familje shërbejnë që familja të funksionojë sa më mirë si njësi e shoqërisë. Në takimet e familjes ëhstë mirë të ndani me njëri-tjetrin për javën e kaluar, për gjërat që shkuan mirë e që nuk shkuan mirë, për gjërat që kanë nevojë të diskutohen në familje dhe planet për javën e ardhshme. Gjatë këtij procesi që përfshin të gjithë familjen, lidhjet në familje forcohen akoma më shumë.
Kur familjet i zgjidhin problemet bashkë, fëmijët mësojnë të punojnë me të tjerët në një skuadër, të mundohen të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre dhe të kenë mendje analitike. Takimet e familjes mund të përdoren gjithashtu për të ndarë kujtime të prindërve të familjes por gjithashtu dhe për të shprehur mirënjohjen ndaj njëri-tjetrit. Kur të gjithë anëtarët e familjes mund të flasin, dëgjohen, kuptohen dhe vlerësohen, me siguri edhe prindërimi do të jetë më i lehtë.

Ji i qartë dhe i vazhdueshëm
Shumë probleme prindërimi vijnë për shkak se prindërit ose nuk janë të qartë vetë për kufinjtë që duhet të mbajnë, ose nuk i mbajnë në vazhdimësi këto kufinj. Mendojeni si një rrugë të cilën nuk duhet ta shkelni sepse nëse nuk ka dalje, do të vijë një pikë ku nuk do të dini ku të shkoni më pas. T’u thoni fëmijëve të mos e bëjnë diçka, është vetëm gjysma e punës. Nëse fëmijët nuk shohin një kufi, ata do të vazhdojnë të shkojnë përtej atij kufiri që duhet të kishin mbajtur. Nëse prindërit e mbajnë fort pozitën e tyre me shprehje si “nuk mund të veprosh në të tillë mënyrë” ose “ka opsione të tjera më të mira”, atëherë jo vetëm që bëhet më e lehtë për fëmijën që të marrë një mësim për jetë, por bëhet shumë më e lehtë dhe për prindin.

 

Burimi: CreativeChild