Projekti „EDUKIMI I KARAKTERIT HAP I SIGURTË PËR NJË SHOQËRI TË SHËNDOSHË”

Shkollat kanë fokus të tyre edukimin akademik (për karrierë) duke lënë hapur kështu një boshllëk në lidhje me edukimin e karakterit, i cili do të qartësonte të rinjtë për alternativa të shëndetshme të ndërtimit të jetës. Këtu qëndron rëndësia e këtij projekti, i cili synoi të ndërgjegjësojë të rinjtë për rëndësin e edukimit të karakterit dhe mbrojtjes së pastërtisë në dashuri deri në maturim për jetët e tyre. Temat e dhëna: „Nevoja për edukimin e karakterit” dhe „Etika e dashurisë dhe seksualitetit” u mirëpritën me shumë interes nga 400 nxënësit më të mirë të 13 shkollave të mesme të larta të Prishtinës dhe Podujevës.
Projekti u zhvillua falë bashkëpunimit me Këshillin e Veprimit Rinor Lokal Podujevë (KVRL-Podujevë), Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Prishtinës dhe drejtoritë e shkollave të përfshira. Programi i aktivitetit përmbante një video prezantuese të aktiviteteve të FFPBB-FPU-CARP, referimin e dy temave, dy lojra, firmosjen e tre posterave si angazhim për mbrojtjen e dashurisë së pastër si dhe u shpërndanë fletë-palosje.

I gjithë projekti u shtri në harkun kohor të tre javëve gjatë të cilave u realizuan aktivitete me shkollat përkatëse sipas datave që përshkruhen më poshtë.
Aktiviteti i parë i projektit u realizua më datën 13.02. 2017 në Komunën e Podujevës në shkollën e mesme ekonomike „Isa Boletini” ku u bashkuan edhe nxënësit e Gjimnazit „Aleksandër Xhuvani” dhe të shkollës së mesme teknike „Fan S. Noli”. Aktiviteti tjetër u realizua më 14. 02. 2017 në shkollën „Sami Frashëri” ku u bashkuan edhe nxënësit e shkollës „Ahmet Gashi”. Aktiviteti i radhës u zhvillua te shkolla „Hoxhë K. Prishtina” më 22. 02. 2017, e pas saj te shkolla „Xhevdet Doda” më 23.02.2017. Java e dytë e projektit filloi me aktivitetin e zhvilluar te shkollat „17 Nëntori” dhe „Abdyl Frashëri” më 27.02.2017, dhe vazhdoi me „Gjimnazin Matematikor” më 29.02.2017. Gjatë javës së tretë u zhvillua te „Eqerem Ëabej” më 30.02.2017 dhe „Prenk Jakova” ku morrën pjesë edhe nxënësit e shkollës „Ali Sokoli”.
Nxënësit u tërhoqën shumë nga temat dhe u përfshinë në diskutime duke bërë pyetje e duke treguar vlerësimin e mirënjohjen e tyre për informacionin e marrë. Ata si dhe drejtorët që dëgjuan përmbajtjen, u shprehën që temat kanë rëndësi jo vetëm për nxënësit por edhe për mësimdhënësit, duke ndihmuar në misionin fisnik të përgatitjes së qytetarëve të mirë.
Dëshira ishte e përbashkët që të tilla projekte të zhvillohen përsëri.
Kjo dëshirë e shprehur nga nxënës të ndryshëm, dhe më gjërë, është tregues i rëndësishëm që tregon se projekti pati sukses, edhe pse pati disa vështirësi në realizimin e tij.
Për shembull, ishte menduar të jepeshin tre tema, por për shakak të kufizimit kohor u fokusuam te këto dy. Gjithashtu, njoftimi paraprak i nxënësve duhej të ishte më i plotë nga ana jonë. Këto do merren parasysh në nismat e tjera, edhe pse tashmë një prezantim fillestar është bërë.
Shprehim mirënjohje të thellë ndaj gjithë atyre që kanë mbështetur këtë projekt.