Përfundon me sukses konkursi i esesë, me temë: “Si Qytetar Global Paqedashës” bazuar në autobiografinë e Babait të Vërtetë. Një aktivitet i shumëpritur, i mbushur me emocione shumë të forta, të kënaqësisë dhe dashurisë nga një anë, po edhe shqetësimit nga ana tjetër.
Aktiviteti u zhvillua me datë 25/02/2017 në rrethin e Devollit, i cili gjithmonë ka qenë një vend mikpritës i providencës së Prindit Qiellor, qoftë në mbledhje fondesh, në dëshmi, por edhe aktivitete të ndryshme të zhvilluara herë pas here. Përjashtim nuk mund të bënte dhe eventi i leximit të Autobiografisë në masë, për të cilën, një pjesë e nxënësve shkruan edhe ese.

Pas marrjes së lejes nga zyra e Drejtorisë Arsimore të Rajonit të Korçës, prezantuam projektin në shkollat e mesme dhe takuam drejtorët dhe mësuesit e letërsisë, të cilëve u dhamë udhëzimet përkatëse. Duke analizuar ecurinë e aktivitetit ndjenim mbështetjen dhe punën e Babait të Vërtetë nga bota shpirtërore, përtej punës së realizuar nga ne në nivel lokal. Pas shumë peripecive me të cilat na u desh të ndeshemi, arritëm që të gjitha shkollat e mesme të këtij rrethi të përfshiheshin në aktivitet.

U shpërndan më shumë se 80 libra për nxënësit e përzgjedhur për ese dhe për drejtorët e mësuesit e këtyre shkollave dhe u përgatitën rreth 60 ese. Mund të shihnim larmishmëri mënyrash se si autobiografia kishte frymëzuar zemrat e tyre.

Edhe pse i panjohur për ta, Babai i Vërtetë u bë shumë i afërt. Ishte bukur të shikoje nxënës me autobiografi në duar. Si përmbyllje të konkursit organizuam një aktivitet kulturor, me performanca të ndryshme si: këngë, valle, recitime etj. Pjesëmarrës ishin nxënës, mësues figura publike të zonës dhe ambasadorët e rinj për paqe që u emërtuam një javë më parë.

U dhanë pesë çmime për ese-të më të mira, tre çmime konkretisht i pari, i dytë dhe i treti dhe dy çmime speciale me emërtime: “Dritëro Agolli” dhe çmimi i madh “Ambasador i Paqes”.

Mbi të gjitha është fitore e qiellit, të cilën ja ofrojmë me pastërti.