Bazuar në udhëzimin e Nënës së Vërtetë për të organizuar aktivitete përkujtimore për përvjetorin e katërt të ngjitjes së Babait të Vërtetë në çdo komb, më 3 shtator 2016, rreth 280 vëllezër dhe motra, Ambasadorë për Paqen, personalitete, duke përfshirë këtu anëtarë të Parlamentit, përfaqësues të qeverisë dhe të ftuar, u mblodhën në sallën kryesore të “Hotel Tirana Internacional”, për të nderuar, kujtuar dhe festuar jetën e Babait tonë të Vërtetë, Rev. Dr. Son Mjong Mun.
I gjithë programi ishte një ndërthurje e dëshmive personale & performancave muzikore, duke iu dhënë të gjithë të pranishmëve një ndjenjë të vogël se sa i madh, i fuqishëm, me mendje të palëkundur Babai i Vërtetë ka qenë kur përballej me vdekjen dhe kur persekutohej prej botës, dhe nga ana tjetër se sa i ndjeshëm ai ishte dhe se si prekej e qante qoftë edhe nga rënia e një gjetheje peme.

14212049_1049661628486833_66733064941756905_n
Pas ofrimit të buqetave me lule, fjala e hapjes u mbajt prej Rev. Giuseppe Cali – Lideri Kombëtar i Italisë, i cili ishte në Shqipëri për tu dhënë anëtarëve shqiptarë, leksionet e Parimit Hyjnor Origjinal. Rev. Cali ndau eksperiencën e tij personale me Babain e Vërtetë dhe se si jeta e tij pati ndryshuar, që kur ishte i ri, prej mësimeve dhe mënyrës së jetesës së Babait të Vërtetë, e cila ishte një jetë e gjallë me parimin.
Pas një videoje prekëse mbi jetën dhe arritjet e Babait të Vërtetë, Z. Ali Laçej – koordinator i Këshillit Shqiptar të Paqes, dëshmoi për madhështinë e mësimeve të Babait të Vërtetë dhe për revolucionin shpirtëror që ai u dha mendjeve dhe zemrave të njerëzve. Gjithashtu ai përmendi dhe se sa shumë Prindërit e Vërtetë i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Dy këngë të bukura u kënduan prej studenteve të UPA, Mica dhe Riza dhe prej familjeve të bekuara shqiptare të cilat dëshironin të ofronin zemrën dhe mirënjohjen e tyre për Babain e Vërtetë. Performanca u mbyll me një kërcim ritmik shumë energjik, prej 4 vëllezërve japonezë të cilët janë pjesë e programit të misionarëve të Cheon Il Guk.
14141850_1049660511820278_7575528878458467707_nPas performancave, programi vazhdoi me 4 dëshmi shumë prekëse prej një ApP Znj. Kozeta Zavalani dhe tre anëtarëve, Daniela Pupa, Arnold Grami dhe Anila Prethi. Mund të ndjeje shumë qartë sinqeritetin e fjalëve të tyre që buronin prej zemrës. Natyrshëm, shumica e pjesëmarrësve ishin në lot, duke kujtuar eksperiencat e tyre personale me Babain e Vërtetë dhe duke ndjerë shumë mall për të.