Tirana e Re

“Mu duk realisht sikur po shihja Zotin që fliste, sidomos në disa momente të caktuara në leksione. S’e di, por seminari më mbushi shumë dhe gjitha konceptet në koken time u zhdukën. Pikë tjetër ishte reflektimi. Mu duk vërtet sikur isha aq pranë Zotit. E dija që më duhej ky seminar dhe s’e di pse këtë herë mora më shumë përgjigje se herët e tjera.”

“Tashmë në daten 26/3/2017 unë e konfirmoj që seminari për mua nuk është më një njoftim, hajde së po marr pjesë. Por është e vërteta që kam pasur nevojë.”

Vlora

“Nga meditimet përjetova shumë eksperienca drithëruese që s’e kisha menduar se mund t’i përjetoja. Dashuria e Zotit është gjithmonë tek ne, thjesht nuk dimë ta ndiejmë. Si kurrë më parë përjetova shumë nga kjo dashuri. Zoti është dashuri!!! Zoti është i madhërishëm!!”

Kosova

“Ky seminar për mua ishte si ai momenti i freskisë në vapën e verës, ose sikur dielli në qiell të hapur gjatë dimrit. Nuk mund ta përshkruaj sa e lumtur ndihem tani.”

Fier

“Sa më shumë marr pjesë në seminare aq më shumë kuptoj se ky vend nuk ndahet dot nga shpirti im. Sa më shumë kuptoj Parimin Hyjnor aq më shumë kuptoj se ato leksione nuk janë thjesht histori. Ato janë mënyrë reflektimi nga të cilat nxjerrim mësime jashtëzakonisht të mëdha”

“Ky vend është një parajsë, ku e keqja nuk egziston, një vend ku vetëm e mira triumfon! Kam arritur të shikoj gjërat më qartë tani, kam një ide të re për jetën time! Gjithashtu jam shumë i lumtur për shkak se kam njohur disa njerëz të mrekullueshëm, disa njerëz që më japin dashuri, lumturi etj.”

Këtu është vendi ku unë mësova të jem i lumtur. Këtu unë ndjeva shumë pranë prezencën e Zotit dhe unë lumturohesha bashkë me Të. Prania e këtyre njerëzve më ka bërë të besoj se egziston dashuria, pasi një dashuri e pastër nuk mund të shkrihet, ajo mbetet aty në çdo skutë të zemrës sonë. Faleminderit për besimin, vërtetësinë e fjalëve që transmetonit.”

 Tirana

“Seminari ka qenë një nga eksperiencat më të bukura të jetës time, jo vetëm se u kënaqa por sepse u ndjeva si në shtëpinë time. Që në fillim munda që mes atyre shikimeve të dalloja dashurinë, atë lloj dashurie që vetëm një zemër e pastër dhe që beson tek mirësia dhe zemra e Zotit mundet.”

“E vlerësoj përpjekjen që bëjnë për të na treguar ne mbi Prindërit e Vërtetë, dhe u preka shumë kur dëgjova sa ka vuajtur Zoti dhe Prindërit e Vërtetë. Dhe këtë eksperiencë s’kam për ta harruar. Falenderoj FFPBB dhe do të ndihmoj që e keqja të zhduket dhe të bëhemi bij të Zotit.”

“Unë dua tani të bëhem ashtu siç Zoti do, por ja që është një forcë tjetër që kundërshton këtë vullnet, është ky 5% i përgjegjësisë tonë që këtë forcë kundërshtare ta zhdukim.”