Të dashur vëllezër dhe motra!

Duam tju njoftojmë se këtë muaj, më datë 7-9 prill në Qendrën e Seminareve në Mullet, u zhvillua seminari 3 ditor për fëmijët e brezit të dytë. Ky seminar u koordinua nga znj. Drita Rezhepi dhe kishte si MC të Dërguarën Speciale për të rinjtë Anila Muçaj. Një pjesë e rëndësishme e programit ishin leksionet informues dhe edukues të karakterit që kishin si qellim përmirësimin e marrëdhënies së fëmijëve me Zotin dhe Prindërit e Vërtetë, si dhe rritjen e standardit të tyre të jetesës si Fëmijë të Vërtetë të Prindit Qiellor dhe Prindërve të Vërtetë.

Leksionet u dhanë nga Gani e Marjeta Rroshi, Altin e Drita Rexhepi, Katerina Minollari, Sokol Rexhepi e Manjola Vasmatics, prindër të fëmijëve të pranishëm.

Temat e leksioneve ishin domethënëse dhe tërheqëse për fëmijët. Këto tema ishin: Providenca e Zotit, Zgjedhja per t’u bërë një fëmijë i vërtetë i Zotit, Dashuria e madhe e Zotit për ne, Dashuria e Zotit për ju dhe gjallërimi i potencialit tuaj, Ndërtimi i marrëdhënies me Zotin dhe rëndësia e pastërtisë seksuale si edhe marrja e përgjegjësisë dhe pronësisë në epokën vendimtare të zgjedhjes.

 

Një impakt të veçantë për fëmijët pati edhe prezenca e të Dërguarit Special të Prindërve të Vërtetë, Rev. Shin si dhe fjalimet e tij gjatë kohës së hundokesë në ditën e dytë dhe të tretë të seminarit. Mesazhi i tij kishte për synim rritjen e nivelit të ndërgjegjjes së fëmijëve si dhe zgjimin e shqisave të tyre shpirtërore.

 

Programi i seminarit u ndoq me shumë përpikmëri nga fëmijët dhe fillimi i leksioneve ishte shumë entuziast. Interes treguan edhe në ndjekjen e filmit “Moana” dhe në seancën e lojrave sa argëtuese aq edhe informuese, ku bashkëpunimi në skuader ishte shumë i mirë.

Një seancë speciale ishte ajo, gjatë së cilës, vetë fëmijët kaluan në pozitën e lektorit dhe për pak minuta shpjeguan pjesë të ndryshme të Parimit Hyjnor. Pjesëmarrja ishte 100% dhe gjithësecili mundi të tregonte cilësitë e veta në interpretim, mësimin e leksioneve përmendësh apo vetërealizimin e prezantimit në Power Point.

Krahas prezantimit të temave të përzgjedhura, fëmijët treguan një zemër altruiste dhe frymë vullnetare duke ndihmuar në pastrimin e kuzhinës.

Duke krahasuar ecurinë e këtij seminari me ato paraardhëse u vu re qartë një maturi dhe seriozitet në qëndrimin e fëmijëve ndaj leksioneve, gjë të cilën e shprehën dhe me reflektimet e tyre. Jemi të lumtur për përpjekjet që fëmijët e brezit të dytë po bëjnë për të trashëguar traditën dhe kulturën e Prindit Qiellor dhe Prindërve të Vërtetë dhe mbushemi çdo moment me shpresë kur shohim rritjen e tyre. Shpresojmë që në të ardhmen të gjithë bashkë të kontribuojmë dhe bashkëpunojmë për një edukim sa më të mirë e një jetë sa me harmonike për brezin tonë të dytë.

Ju faleminderit!

Raportoi: Anila Muçaj