Përshëndetje vëllezër dhe motra nga qyteti i Vlorës!

Po ndajmë me ju disa aktivitete që kanë ndodhur njëri pas tjetrit në qendrën tonë.

Si pjesë e programit të binjakëzimit midis qendrave Shqiptare me komunitetin Europian, patëm fatin që   qendrën tonë ta vizitonte një familje Austriake (babai së bashku me tre fëmijët, dhe nusen e djalit të tij). Qëndrimi i tyre në Vlorë ishte për 10 ditë. Gjatë Shërbimit të parë të së dielës z.Volfgang, foli mbi jetën e tij të besimit dhe rëndësinë e të ndjekurit absolutisht Prindërit e Vërtetë. Fjala e tij ka qenë shumë e ndjerë për të gjithë pjesëmarrësit.

Kjo familje zhvilloi intensivisht dëshmi dhe secili prej tyre në mënyrën e vet unike, dëshironte të kontribuonte në qendër, por njëkohësisht të pasuroheshin me ndjesi e eksperienca të bukura nga kombi ynë. Emocion më vete ishte kur shihnin që të ftuarit e tyre frekuentonin qendrën. Kështu që një prej qëllimeve javore ishte edhe organizimi i një semianri 1-ditor si fryt i dëshmisë së kësaj familjeje.

Në datën 14.04.2017 zhvilluam seminarin 1- ditor. Jemi ndjerë shumë mire sepse dukej qartë rezultati kur mobilizohemi të gjithë bashkë. Energjia e familjes Volfgang, ndjehej absolutisht si tek anëtarët që ishin shumë të frymëzuar, ashtu edhe tek të ftuarit e rinj. Semiari kishte 29 pjesëmarrës, prej të cilëve 15 ishin të rinj.

Fokusi ishin pikërisht këta të rinj të cilët po ndiqnin kapitullin e parë të Parimit Hyjnor. Atmosfera që u krijua ishte shumë e lartë dhe emocionuese. Duam të theksojmë që edhe pse të ftuarit nuk kishin frekuentuar për një kohë të gjatë qendrën tone, ata bashkëpunuan dhe u shkrinë shumë mirë me stafin.

Të frymëzuar nga ky seminar, vendosëm që t’i ftonim pjesëmarrësit të ndiqnin shërbimin e hapur të së dielës.

Kështu në shërbimin e datës 15.04.2017 ishin rreth 30 pjesëmarrës, dhe z.Volfgang, dha përsëri fjalën e shërbimit dhe pas një natë lutjeje të thellë vendosi që fjalën e tij ta fokusonte tek përjetimet e gjalla me botën shpirtërore. Ai e titulloi shërbimin “shine…light”, dhe mesazhi ishte: kujdes se çfarë dëgjoni, çfarë shihni e thoni, sepse në bazë të tyre ju do të përcaktoni nëse do të shndërisni apo jo.

Ishte interesante kur pas shërbimit, anëtarët edhe të ftuarit prisnin rradhën për të komunikuar ndjesitë dhe eksperiencat e tyre me z. Volfgang.

Ne jemi vërtet mirënjohës për dashurinë, kujdesin, dhe urtësinë e pafund që kemi marrë nga kjo familje.

Më poshtë janë disa nga reflektimet e anëtarëve:

Silva: Është vërtet emocion të takosh një person që ka patur fatin më të madh të takojë Prindërit e Vërtetë të ketë patur shumë eksperienca të bukura me ta. Kur shikon atë familje të mrekullueshme kupton që dashuria e Zotit është gjithmonë e pranishme aty, dhe gjithësecili nga ne duhet të punojë që të ketë një zemër të mbushur me dashuri, dhembshuri e sinqeritet.

Zenjeli: Të shohësh se si është një familje në kombin Çon il Guk.

Diti: Kuptova vlerën e një familjeje të bekuar dhe madhështinë që ka një familje e tillë dhe gjithashtu frymëzim nga një person që ka jetuar me Prindërit e Vërtetë.

Mariola: Atmosfera gjatë kësaj jave ishte shumë e veçantë pasi kishim në qendër një nga familjet më të mrekullueshme që kam takuar ndonjëherë në jetën time. Tek ta shihja të pasqyruar dashurinë e Zotit. Më la shumë përshtypje komunikimi që ata kishin me njëri-tjetrin, por edhe me ne dhe me çdo të ftuar.