Të dashur vëllezër dhe motra!
Përzemërsisht ju përshëndesim nga Zyrat Qendrore këtu në Tiranë.
Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju raportin mbi seminarin e fundit që zhvilluam në Qendrën Kombëtare të Seminareve në Mullet ne datën 4-5 Mars 2017. Megjithëse gjithmonë theksojmë që seminaret janë të rëndësishme, ky seminar ishte me një rëndësi të madhe pasi ishte seminar informimi dhe edukimi mbi Bekimin ku patëm të interesuar rreth 70 anëtarë.Suksesi i seminarit vleresohet gjithashtu nga vetë fakti se shumica e pjesëmarësve ishin anëtarë të cilët nuk kanë aplikuar akoma dhe pak ishin ata anëtarë që kishin marrë bashkimin ose bekimin. Si rezultat dhe përmbajtja e programit të leksioneve ishte e përshtatur më së miri nga Departamenti i Bekimit.Seminari u koordinua me shumë kujdes nga lideri i qendrës së Tiranës dhe njëkohësisht pjesë e stafit departamentit të bekimit, Manjola Vashmatiç, ecila mundesoi që seminari të kishte një ecuri shumë të natyrshme dhe me plot energji, por kjo edhe fale bashkëpunimi dhe qendrimit serioz të të gjithë vëllezërve dhe motrave.“Të kuptojmë zemrën e Zotit gjate krijimit dhe gjate rënies”, “Domethënia e bekimit dhe ndryshimi i linjës së gjakut” “Përgatitja për bekimin” ishin disa nga temat të cilat u trajtuan me shumë kujdes nga lektorët e seminarit gjë e cila ndihmoi që shumë vëllezër dhe motra të merrnin edukimin e nevojshëm mbi bekimin.

Seminari gjithashtu u shoqerua dhe me dëshmi nga disa vëllezër dhe motra te cilet ndanë eksperiencat e tyre në rrugën drejt bekimit. Ata ndanë për mënyrën se si Prindi Qiellor dhe bota shpirtërore kishin punuar në jetën e tyre , veçanarisht gjate ndërtimit të marredhënies drejt rrugës për t’u bërë familje e bekuar. Dëshmitë përmbanin ëndrra dhe vizione dhe tregonin perpjekjet intensive shpirterore te anetareve te bashkuar apo bekuar per te permbushur me sukses marrjen e Bekimit si dhe krijimin e familjes se bekuar.Pjesë e seminarit ishte gjithashtu një seancë me pyetje dhe përgjigje ku fale durimit dhe qetësisë se liderit tone kombëtar, z.Gani Rroshi, së bashku me bashkëshorten Marjeta Rroshi i janë përgjigjur pyetjeve të bëra gjate seminarit. Pyetjet ishin të shumta dhe shumë serioze gjë që është një tregues i lartë i seriozitetit dhe interesit të vëllezërve dhe motrave gjate pjesëmarjes së këtij seminari. Seminari u përmbyll me një leksion nga Rev.Shin, ku duke ju referuar fjalëve të Prindërve të Vërtetë mundi të flasi mbi rëndësinë dhe e vlerën e bekimin.

Duke ju ardhur fundi seminarit një gjë u bë e dukshme, fakti që dy ditë nuk mjaftonin për këtë seminar dhe se kishte akoma më shumë hapesirë për të mësuar dhe për të ndarë megjithatë ishte një kohë shumë e frytshmë dhe shumë e çmuar drejt edukimit tonë për të kaluar në nivel më të lartë në jetën tone të besimit dhe kjo
pasqyrohet për mënyren se si vëllezërit dhe motrat janë shprehur në reflektimiet e tyre te pasqyruara me poshte.

Kosova
“Per mua, ky seminar me ka ndihmuar mjaft qe te reflektoj dhe analizoj shume gjera ne lidhje me bekimin. Po ashtu eksperiencat e ndara nga ciftet e bekuara apo te bashkuara me kane ndihmuar akoma me shume qe ta kuptoj dhe ndjej bekimin sa me shume nga kendveshtrimi i Zotit dhe jo perqendruar tek aspekti i jashtem. Vertet kam ndjere se mund te realizojme gjithcka nese nisemi nga kendveshtrimi i Zotit sepse Ai nuk te perball me dicka qe ti nuk mund ta kalosh. …. Ky ishte per mua seminari i pare mbi bekimin dhe jam shume e gezuar qe mora pjese.”

Tirana
“…..Vertet ky seminar me ndihmoi te hedh me shume drite ne kuptueshmerine e vleres se Bekimit. Kuptova qe eshte dhurata me e shtrenjte qe Zoti dhe Prinderit e Vertete na kane bere, prandaj per kete do te jem perjetesisht mirenjohese. Kuptova qe ne jeten time duhet te largoj cdo concept, te heq cdo barriere, te krijoj nje unitet harmonik me Zotin dhe me Prinderit e Vertete……”
“Gjate ketij seminari kam kuptuar qe jam shume e vogel shpirterisht ne raport me ate c’ka duhet te jem per te realizuar Bekimin. Ndjehem shume e bekuar qe munda sado pak te zgjohem qe une t’i futem kushteve dhe te kuptoj seriozisht planin qe Zoti ka per mua….”

“Gjithcka ishte shume e qarte, cdo fjale e thene e Prinderve te Vertete eshte nje jete e jetuar nga vete Prinderit e Vertete, ndaj nuk eshte e lehte kjo rruge per jeten. Ka sfida pafund rreth bekimit dhe shume prej tyre po i perjetoj. Eshte gjithcka e thene aq qarte saqe mua me duket sikur cdo dite jam ne prag te vdekjes. Aq e veshtire eshte te mund te ecesh ne kete rruge, por kur qellimi eshte I larte atehere cdo gje do te kaloje kur perfshijme ne cdo sekonde te jetes tone Prinderit e Vertete….”

Fieri
Nje nder seminaret me te bukura qe kam kaluar. Nje ndjesi pozitive dhe shume e rendesishme ne pergatitjen per procesin e bashkimit dhe bekimit. Qellimi im perfundimtar eshte pikerisht marrja e Bekimit nga Prinderit e Vertete dhe realisht ky seminar me ka ndihmuar me shume per ta kuptuar me qarte dhe per tu pergatitur me shume per Bekimin. Jam shume mirenjohes qe mora pjese dhe shume faleminderit Prindit Qiellor, Prinderve te Vertete dhe lektoreve!”

Tirana e Re
“Nje dite perpara se te vija ketu ne kete seminar pyeta Zotin neqoftese eshte patjeter i nevojshem per mua ky seminar. Une nuk mora pergjigje te drejtperdrejte, por e kuptova pergjigjen e Prindit Qiellor kur ai m’i hapi te gjitha rruget per te ardhur deri ketu. Ne fakt leksionet me ndihmuan shume ne lidhje me jeten time personale,
dhe vertet e kuptova pergjigjen e pyetjeve qe kisha ne lidhje me ndodhite qe po me ndodhin kohet e fundit. Kisha vertete nevoje per reflektim……”

Durresi
“Ajo qe une mora nga ky seminar eshte qe gjithesecili nga ne duhet te punoje shume me veten te arrije te kete nje zemer te mbushur me dashuri, dhembshuri e sinqeritet. Bekimi eshte nje hap shume i rendesishem, por duhet te punojme shume per ta permbushur ate sic duhet; se eshte njesoj mendoj une te pakten si te nisesh nje shtepi te re, por nuk mjafton vetem leja per ta ndertuar, por duhet shume pune per ta perfunduar, si dhe te mbushet me dashuri, harmoni, respekt. Por kjo nuk vjen thjesht me fjale, duhet shume pune ta permbushim kete pergjegjesi.”

Kosova
Seminari I Bekimit ka qene shume mire sepse informacioni qe kemi marre ka qene i detajuar dhe shume i qarte. Kam kuptuar qe te vesh ne fazen qe te marresh bekimin duhet te jesh shume I pergatitur dhe duhet te jesh pergjegjes per personin qe do te kesh ne te ardhmen dhe gjithashtu nese do te kete veshtiresi duhet t’i kalojme duke i konsideruar si zhdemtim dhe t’i shikojme si rritje per shpirtin tone.”