Seminaret e Parimit Hyjnor janë gjithmonë një mënyrë për të rifreskuar shpirtin jo vetëm për anëtarët po gjithashtu edhe për ata që nuk e kanë marrë më parë këtë material. Kjo gjë u dallua shumë në seminarin 5 ditor me titull: “SI QYTETAR GLOBAL PAQEDASHËS” të mbajtur në Mullet nga datat 22-26 Mars.

Të dashur vëllezër dhe motra, po raportojmë më poshtë ecurinë e ketij seminari.

Ky seminar u koordinua nga Majlinda Matraku (drejtuesja e Qendrës së Tiranë së Re), bashke me MC e këtij seminari Arnold Grami, Anila Muçaj dhe Marsida Sina u kujdesën që ky seminar të ishte në shërbim të pjesëmarrësve.

Pjesa e parë u fokusua në dhënien e leksioneve të Parimit Hyjnor dhe përtypjen sa më mirë të tyre. Temat u trajtuan nga lektorët Arjan Haziraj, Lubin Argjir, Majlinda Matraku dhe nga dy anëtarë që japin për herë të parë leksion në një seminar të tillë Arnold Grami dhe Marsida Sina.

Kemi ndarë me të gjithë pjesëmarrësit mesazhe frymëzuese çdo mëngjes, duke filluar me vizitën e presidentit të FFPBB në nivel Europian Rev. Jack Corley dhe sekretarit të zyrës Europiane z. Piter Staudinger. Më pas e veçante ka qenë mesazhi i të dërguarës speciale për të rinjtë, nga Prindërit e Vërtetë, Anila Muçaj. Dhe ditën e fundit, Mikaela Lalla ndau nga zemra frytet që ka marrë që prej momentit kur është bashkuar me Prindërit e Vërtetë deri më sot.

Pjesa e dytë e seminarit ishte njohja me Ardhjen e dytë, jeta dhe veprat e tyre, të cilën e përcolli me dashuri Manjola Vasmatic. Kjo pjesë vazhdoi me mësime të marra nga Prindërit e Vërtetë që u dhanë nga Rev. Shin dhe presidenti i FFPBB z. Gani Rroshi. Ky strukturim leksionesh ndihmoi shumë në kuptueshmërinë e fjalës prej të rinjve të këtij seminari.

Gjithashtu kishim senaca si: “Vizioni mbi të rinjtë” ku të gjtihë mund të njiheshin me traditën e HDH të vendosur prej Prindërve të Vërtetë duke lexuar nga kapitulli me të njëjtin emër në autobiografinë ë Babait të Vërtetë. “Talenti juaj” ishte një tjetër seancë në të cilën pjesëmarrësit u ndanë në 4 grupe të mëdha talentesh; muzikë, kërcim, pikturë, dhe të folurit në publik. Në këtë pjesë mund të shikoje karakterin e tyre të brendshëm që shfaqej në art. Më pas kishim seancën e meditimit dhe reflektimit (“Leter Zotit” dhe “Si e mendojmë Mbretërinë e Qiellit nëse nuk do të kishte ndodhur Rënia”)  ku çdokush përjetoi një marrëdhënie personale me unin e tij të brendshëm dhe Prindin tonë Qiellor.

Në këtë seminar kishim gjithashtu anëtare që merrnin për herë të parë përgjegjësinë e një lideri grupi, gjë e cila solli shumë harmoni midis të gjitha familjeve të krijuara. Loja e dedikimeve që u zhvillua midis grupeve ndihmoi në bashkimin e të gjithëve si një familje e madhe e bashkuar në dashuri.

Në përgjithësi seminari kishte një atmosferë shumë të mirë dhe të pastër që vinte nga të gjithë të rinjtë. Pjesëmarrësit ndiheshin mirë me programin dhe përshateshin natyrshëm me të, ishin të frymëzuar, të gëzuar, kureshtarë për leksionet, jo të përgjumur. U spikatën marrdhënie të mira me anëtarët e grupit dhe më gjerë, respektonin rregullat, i përmbushnin si duhet përgjegjësitë e tyre të pastrimit, nuk flinin vonë natën dhe nuk ishin të zhurmshëm. Ishte shumë e natyrshme të ndaje pjesë të traditës me ta, dhe vihej re shpirti rinor që kaq shumë Nëna e Vërtetë thekson në këtë kohë.

Festivali i sporteve dhe Mbrëmja e Kampingut mbushi të gjithë Qendrën e Seminareve me shumë gëzim dhe çliroi gjithë energjitë negative që mund të kishim.