Sa e mrekullueshme të sjellesh së bashku figura dhe personalitete të cilët janë gurë themeli në historinë e kombit tonë!

Dija e parë që Zoti i ka dhënë njeriut është ajo fetare, me pas ka vazhduar triniteti Fe-Shkencë-Letërsi në shoqërinë tonë njerëzore!

Ndaj, nëse duam të çojmë njerëzimin para dhe të zgjidhim konfliktet që kanë ekzistuar e vazhdojnë të ekzistojnë, nuk mundemi kurrësesi ta bëjmë këtë nëse heqim njërën prej tyre!

Kjo vlen për çdo lloj sistemi, qoftë ai politik, ekonomik, kulturor apo arsimor!

Ishim të nderuar me prezencën e profesor Përparim Kabo dhe kumtesën që ai na përcolli, me prezencën dhe mesazhin e kryetarit të FPU për Shqipërinë, z. Gaqo Apostoli, me fjalën e hapjes të kryetarit të FPU Fier, z. Myzaljen Hoxha, zonjen e nderuar Hajrie Rondo, si dhe z. Sokol Rexhepi për mesazhin e tij të sinqertë!

Duke u shprehur mirënjohjen gjithë Ambasadorëve për Paqen që mbështetën në këtë aktivitet dhe gjithë miqve tanë, iu urojmë mirëseardhjen 4 Ambasadorëve të rinj për Paqe: z. Kiço Rondo, znj. Meme Limaj, znj. Naunka Lengu dhe znjsh. Ina Toska!