Federata e Paqes Universale, Korçë ka zhvilluar ditën e shtunë datë 18/02/2017 aktivitetin e parë për këtë vit të ri, me një ogur pozitiv duke shtrirë degën e saj në qytetin dashamirës të Bilishtit.

Aktiviteti konsistonte në krijimin e një grupi punë, përfaqësues i FPU, për të bërë të mundur që parimet e Prindërve të Vërtetë të shtrihen gjithnjë e më shumë.

Aktiviteti u hap nga performanca e Ansamblit të fëmijëve “Devolli” duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe shumë mikpritëse. Pas prezantimit të parimeve të FPU, u emëruan 8 persona, të specializuar në fusha të ndryshme.

Kishim kënaqësinë që midis 70 personave që ishin pjesë e këtij aktivitieti ishte edhe i dërguari special i Prindërve të Vërtetë për Shqipërinë, Rev Shin, kryetari i FPU për Shqipërinë z. Gaqo Apostoli, presidenti i FFPBB, z Gani Rroshi dhe disa përfaqësues nga këshilli i FPU Vlorë.

Fjalët e tyre prezantuese e përcollën qartë misionin që ka në vetvete programi i FPU, duke krijuar një impakt shumë të mirë te të gjithë pjesëmarrësit dhe duke i orjentuar ata drejt shpirtit të lartë që synohet të arrihet nga të gjithë të emëruarit si Ambasador për Paqen.

Ky aktivitet u pasqyrua edhe tek mediat lokale. Bashkëngjitur është linku i kronikës së lajmeve.