Cdo javë në takimet e W-CARP ka shumë vlerë, ndaj dhe takimi i datës 13 Prill 2017 ishte shumë i veçantë. Vlera kuptohet nga standarti universal absolut që Rev. Son Mjong Mun dhe Znj. Hak Xha Han Mun na kanë mësuar.

Ky takim u zhvillua në Shtëpinë e Fëmijës, në Shkozet, me fëmijë të cilët meritojnë akoma dhe më shumë vëmendje dhe dashuri. Të rinjtë e W-CARP Durrës u mblodhën së bashku dhe zhvilluan një program shumë të bukur për këta fëmijë.


Programi nisi duke u prezantuar me fëmijët. Më pas, nëpërmjet disa filmave vizatimorë që gjithmonë tërheqin vëmendjen e fëmijëve, mundëm të ambjentoheshim më shumë me ta. Aktiviteti vazhdoi me përgatitjen me shumë dashuri të disa ushqimeve, ndonëse simbolike. Duke qenë se argëtimi për ta është ndoshta e vetmja mundësi për t’i qëndruar larg realitetit, ne u dhuruam atyre shumë mjete për të vizatuar si dhe lodra e veshje.

U përpoqëm të gëzonim rreth 8 fëmijë deri në 5-6 vjec, por dhe fëmijë të moshave më të vogla të cilët edhe pse nuk kuptonin shumë e ndjenin atmosferën e ngrohtë që u krijua.

Jemi mirënjohës për bashkëpunimin e drejtoreshës së Shtëpisë së Fëmijëve Jetimë që na lejon shpeshherë të mund tu falim dashuri të sinqertë këtyre fëmijëve. Vlerën më të madhe këtij takimi ua dhanë antarët e W-CARP të cilët u përpoqën shumë për të dhënë më të mirën të cilët edhe në këtë aktivitet ia dolën më së miri