A ndjeni ndonjëherë që traditat tuaja të besimit janë duke u bërë monotone për ju, ose po bëhen automatike e pa përjetime të veçanta? A mendoni ndonjëherë nëse keni humbur lidhjen me Zotin? Ju duket më e vështirë ta praktikoni një jetë besimi në ditët e sotme moderne të teknologjisë?

Nëse jeni në kërkim të një riaktivizimi shpirtëror, provoni këto katër praktika më poshtë:

Merrni kontrollin
Të qënit subjekti është komponent kryesor në zhvillimin e marrëdhënies tuaj me Zotin. Vendosja se kur, ku apo si ta ndërtoni një marrëdhënie me Zotin, është krejtësisht personale dhe kërkon përkushtim dhe rritje individuale. Fundja, është jeta jonë shpirtërore ajo për të cilën po flasim dhe jemi ne figura qëndrore e saj.

Lutja dhe meditimi
Lutja dhe meditimi janë aktivitete shpirtërore të çmuara, por shumë rrallë i përmendim në bisedat e përditshme me miqtë. Nuk është e zakonshme që një koleg në punë t’ju pyesë se si ju shkoi lutja mbrëmë apo si u ndjetë gjatë meditimit të mëngjesit. Fillimisht, edhe unë e kam pasur të vështirë ta bind veten time se lutja është më shumë se thjesht të recituarit e disa fjalëve, por realisht është shumë më tepër se kaq, përtej çdo kombinimi fjalësh.
Tradita e Unifikimit i konsideron lutjet si një formë raportimi, një mënyrë për të rishikuar ditën tonë dhe për të shprehur mirënjohje. Ne ia raportojmë jetën tonë Zotit. I raportojmë sfidat, ndjesitë, frymëzimet tona, dhe marrim vendosmëri për t’u rritur akoma më shumë. Lutja bëhet një formë bisede me Zotin.
Në mënyrë të ngjashme, meditimi gjithashtu mund të bëhet një bisedë me veten tonë. Duke ndenjur të heshtur, me mendje të boshatisur, dhe duke qënë i vetëdijshëm për atë që na rrethon, ne mund të shkojmë thellë brenda vetes e të njohim më mirë unin tonë të brendshëm.

 

Të vendosësh kushte
Të gjithë ne i vendosim kushte vetes tonë, si rasti i vendosmërisë për të ngrënë shëndetshëm, apo të shkuarit në palestër, etj. Këto veprime të përsëritura ndikojnë që jeta jonë e jashtme të jetë në pozita të mira. Por po jeta jonë e brendshme? Jeta jonë shpirtërore është ajo ç’ka na lidh me Zotin dhe ndikon se si ne i shohim situata të caktuara apo si veprojmë në to.
Vendosja dhe ndjekja e kushteve të mira të brendshme mund të na ndihmojë të kuptojmë veten tonë në një nivel më të thellë. Më pëlqen ta mendoj këtë si trajnim të mendjes dhe të shpirtit. Ne mund të marrim kushte të tillla bazuar në aspektin e spiritualitetit tonë. Për shembull, nëse dëshiron ta kushtëzosh veten që të bëhesh një person më pozitiv, atëherë përcakto 5 minuta në ditë për të shkruar çdo gjë pozitive që kë përjetuar përgjatë ditës. Ka shumë mënyra se si mund të ndjekësh dhe dedikosh kushte të tilla dhe të qënit kreativ e bën procesin akoma më argëtues.

Sfido kufizimet
Ka një sërë faktorësh që na kufizojnë zhvillimin shpirtëror, disa më të qarta e disa më pak të dukshme. Pse të lutemi në urban rrugës për në shkollë ose në shtëpi, ndërkohë që mund të hedhim një sy disa fotove të miqve në Instagram? Pse të filloj një bisedë rreth Zotit gjatë së cilës mund të ndihem si në gjemba, kur mund ta flas për ndeshjen e futbollit mbrëmë? Këto janë veç dy raste të thjeshta nga jeta jonë e përditshme se si ne jemi përpara një dileme nga e cila mund të tejkalojmë një kufizim tonin. Por nëse kjo ndodh, atëherë këto raste bëhen mundësi për të rigjallëruar shpirtin tonë pa e lënë të ikë si një mundësi. Si të tilla, kur i kalojmë këto sfida, jemi duke shkuar më tej në procesin e rritjes shpirtërore. Kjo është mënyra se si fitojmë eksperiencë dhe bëhemi versione më të mira të vetes tonë. Nëse i sfidojmë kufizimet tona dhe e pranojmë faktin e të qëniet të çuditshëm, rezultati mund të na habisë.

 

Ne mund ta rindezim jetën tonë shpirtërore në shumë mënyra të ndryshme, por e kemi ne në dorë ta kapim mundësinë apo ta lëmë të shkojë. Sa më shumë ta injorojmë jetën tonë të besimit, aq më e dobët bëhet, prandaj, le ta stërvisim shpirtin tonë më shumë dhe të rilidhemi me veten tonë të brendshme

 

Burimi: DPLife