Martesa është një moment shumë i veçantë, duke filluar me çiftin, por që kalon në shumë dimensione përtej tyre. Martesa është pika e fillesës së familjes dhe familja pranohet si institucioni që ka përgjegjësi kryesore për krijimin, ushqimin dhe edukimin e njerëzve të mirë dhe qytetarëve të mirë. E për këtë arsye, duke i njohur vlerën martesës edhe në bazë të Parimit Hyjnor, ceremonitë martesore i konsiderojmë si evente të një rëndësie të lartë dhe për këtë arsye i zhvillojmë në mënyrë madhështore. Prandaj, ju ftojmë në “Festivalin e Familjeve dhe Ceremoninë e Bekimit Kozmik” për të lartësuar së bashku dhe për të mbrojtur sërish familjen tradicionale dhe martesën. Dinjiteti i familjes dhe cilësia e jetës familjare është me një rëndësi tepër të madhe për mirëqenien dhe shëndetin e çdo shoqërie.

Nëse jeni një çift i ri, jeni të ftuar t’i premtoni përjetësinë njëri-tjetrit përpara Zotit, me një zemër të pastë e të sinqertë, duke shkëmbyer unazat në një ceremoni sa solemne, aq dhe shpirtërore. Nëse jeni një çift i martuar tashmë, jeni të ftuar ta ripërtërini me një zemër tjetër martesën tuaj, të përforconi dedikimin ndaj njëri-tjetrit në çift dhe të rikujtoni dashurinë në çift dhe vlerën e familjes tradicionale.

Jeni të mirëpritur në “Festivalin e Familjeve dhe Ceremoninë e Bekimit Kozmik” në Hotel Tirana International, më datë 17 dhjetor në ora 11:00 në sallën Classic. Për informacione më të detajuara, jeni të mirëpritur të na kontaktoni kurdoherë e ndërkohë, mund t’u hidhni një sy fotoalbumit më poshtë nga i njëjti event në maj të vitit 2017 në Tiranë.

Disa fjalë rreth Ceremonisë së Bekimit nga themeluesit e Federatës së Familjes, rev. Son Mjong Mun dhe dr. Hak Xha Han Moon:

Ceremonia e Bekimit nuk është thjesht një ceremoni martesore ku një burrë dhe një grua bëhen bashkë dhe formojnë një familje. Deri tani, martesat kanë qenë thjesht për hir të atyre që martoheshin. Por ceremonia jonë martesore është domethënëse dhe e nevojshme për të vendosur një kusht për të zhdëmtuar të kaluarën dhe për t’i kthyer gëzim Zotit. Prandaj, ne i bëjmë ceremonitë tona të shenjta dhe madhështore. Parimi Hyjnor shpjegon qartë që ceremonia jonë martesore lehtëson hidhërimin e Zotit, shkaktuar prej rënies së Adamit dhe Evës. Ajo shkon përtej standardit të nuses dhe të dhëndrit që Jezui nuk pati mundësinë ta arrinte.

Është vërtetë domethënëse të marrësh Bekimin. Ata që marrin Bekimin duhet të jenë në gjendje të mendojnë që përfaqësojnë Zotin, dhe të sillen si të tillë. Ata duhet të mendojnë se: “Nëse unë nuk lëviz, Qielli dhe toka nuk lëvizin”. Zoti mund të themelojë një ideologji të gjallë për hir të njerëzimit, vetëm kur kjo pozitë të arrihet.

Nëse keni rastin për të marrë pjesë në një Ceremoni Bekimi, nuk duhet të shkoni me mendjen se jeni thjesht një burrë apo një grua dhe kaq. Kur ndiqni këtë ceremoni, ju jeni aty përfaqësues të burrave dhe grave që kanë ardhur dhe shkuar në botë në gjashtë mijë vitet e kaluara. Duhet ta kuptoni që jeni ftuar si të tillë. Ju gjithashtu duhet ta përjetoni këtë fakt thellë në zemrat tuaja.