Mirilda Kobatake

Na ndodh të mendojmë dhe të diskutojmë që nëse do të kishim marrë të tjera vendime dhe nëse do të kishim pasur të tjerë njerëz përkrahu, si do të kishte qenë jeta jonë. A do të ishim më të lumtur nëse princi/ princesha jonë e projektuar që nga fëmijëria do të ishte edhe në jetën reale?! A kemi menduar që nesë do të ishim lindur në një vend tjetër do të kishim pasur të tjera mundësi në jetë?! A kemi menduar që nëse do të kishim pasur fëmijë më të bindur, apo më të urtë ne do të kishim pasur jetë më të mirë?!
Do të gënjenim nëse do të thonim që nuk i kemi menduar kurrë të gjitha këto, sepse jo vetëm që  do të gënjenim veten, por në të njëjtën kohë do të tregonim edhe mungesë interesi për shëndetin tonë mendor dhe emocional.
Me aq eksperiencë jetësore që secili prej nesh ka, është përpjekur të kuptojë jetën e vet më mirë. me aq sa ka ditur dhe me aq sa ka mundur.
Me aq besim sa secili prej nesh ka, e kemi shprehur fjalinë “Zot më ndihmo”, “Zot bëje mbarë” dhe jemi po ne që kemi shprehur togfjalëshin “Zot faleminderit!”.
Dhe për sa kohe ne e shprehim dëshirën për të qenë më mirë, ne shprehim edhe mundësinë reale që mund t’ja dalim. Mund t’ja dalim të kemi një jetë më të mirë, edhe pse nuk  kemi lindur në një vend tjetër me më shumë mundësi, edhe pse ai që është bashkëshorti, bashkëshortja jonë nuk është i/e njëjtë me atë që kishim projektuar në fëmijëri, por është pikërisht ai që na duhet për të bërë jetën më të mirë. Është pikërisht partneri që bën të njëjtën rrugë me ne për të ecur përpara. Nëse do të shikonim tek dashuria, atë që ajo mbart, ne nuk do të bënim diskutimin mbi ndarjen, por mbi ngjizjen dhe vijimësinë. Do të besonim dhe jetonim njëkohësisht se dashuria flllon çdo gjë dhe gjen zgjidhjen për çdo gjë. Me një zemër dashamirëse do të fillonim të kërkonim të mirën tek kushdo që shfaqet në jetën tonë dhe po me dashuri do të zgjidhnim të bënim mirë dhe të gjenim zgjidhje për çdo problem dhe vështirësi që ne jetën tonë do të shfaqej.
Nëse do të mbanim zemrën e gëzuar dhe të dashur do të benim atë jetë që do të ishte shumë më e mirë se mendimet e projektuara vetëm në imagjinatën tonë. Do të kishim marrë përsipër jo vetëm fatin tonë dhe familjes tonë por edhe të qytetit dhe vendit tonë. Dhe nëse do të më kritikoni se ky shkrim është thjesht një esse pa baza shkencore apo një fjalë predikimi në takimet e kishavë në ditën e djelë, ju sfidoj të jetoni një javë me zemër të dashur dhe mirënjohëse dhe më pas ju ftoj të më kundështoni.