“Ndryshimi fillon nga unë” ishte titulli i seminarit një ditor qe u organizua më 9 shkurt në ambjentet e zyrave tona me 15 të rinj dhe anëtarë të FFPBB. Të pranishmit mbetën të surprizuar pozitivisht nga ligjëratat frymëzuese dhe shumë informuese të Parimit të Unifikimit, prezantuar nga znj. Savjola Konja dhe znj. Ejona Icka; u argëtuan me lojrat dhe këngët; u ndjenë ngrohtë në ambjentin familjar si dhe u certifikuan. Mirënjohje për të gjithë të pranishmit dhe ata që me kontributin e tyre mundësuan këtë seminar. Ndryshimi bëhet realitet nëse punojmë së bashku!