Ia rikujtoj vetes ndonjëherë që natyra nuk është thjesht një pamje e bukur për sfond në foto profili në Facebook apo Instagram, por është një pjesë esenciale e jetës time. Fundja, natyra është ajo që siguron nevojat e mia më bazike. Gjithashtu, Babai i Vërtetë ka folur rreth natyrës nëpërmjet këtyre fjalëve:

“Ta kalosh kohën në pyll të pastron mendjen. Fëshfëritja e gjetheve që lëkunden nga era, zhurma e erës që fryn midis kallamave, zëri i kuakjeve të bretkosave në pellgje – gjithçka që mund të dëgjosh janë tinguj të natyrës; asnjë mendim pa lidhje nuk të hyn në mendje. Nëse e boshatisni mendjen dhe mirëprisni natyrën në tërësinë e qenies suaj, nuk ka ndarje ndërmjet jush dhe natyrës. Ajo hyn brenda jush dhe ju bëheni një me të. Në çastin kur kufiri midis jush dhe natyrës zhduket, ju provoni një ndjenjë të thellë gëzimi. Atëherë natyra bëhet ju dhe ju bëheni natyrë.”
(Si një Qytetar Global Paqedashës)
Paleo Breakfast Avocado Cookies with Kale | Food Faith Fitness nolvadex cycle pct Command role for women in army: Training, physical fitness, posting classification to be same as men

Si mund ta rrisim respektin tonë, mahnitjen, mrekullinë dhe mirënjohjen ndaj natyrës? Unë mendoj se është shumë e thjeshtë: bëhu një me të! Provo thjesht të shtrihesh në një fushë me bar, të prekësh tokën, të përqafosh një pemë, të vështrosh gjethet në ujin e liqenit dhe mundohu të mbyllësh sytë në një pyll dhe të ndjesh natyrën që të rrethon. Provoji këto dhe me siguri do të ndihesh sikur shpirti yt është duke vallëzuar me cicërimat e zogjve. Bëhu një me natyrën. Bëhu i natyrës dhe bëje natyrën tënden!