Nexhmije Hushi

Më 2 shkurt, anëtarë të Lëvizjes së Unifikimit gjithandej nëpër botë do të festojnë ditëlindjen e Babait dhe Nënës Mun, te cilët ne i quajmë Prindër të Vërtetë.  Për fat, ditëlindjet e tyre bien në të njëjtën ditë sipas kalendarit hënor – më datë 6 janar.

Ne e quajmë thjesht, Ditëlindja e Prindërve të Vërtetë. Është një mundësi për anëtarët tanë për të reflektuar mbi thirrjen që kanë marrë prej Babait dhe Nënës Mun dhe mbi eksperincat më mbrapa që u kanë ndryshuar jetën.
Pse është ditëlindja e Prindërve të Vërtetë një çështje globale? Nuk ka një cep të botës në të cilën puna e Prindërve të Vërtetë nuk ka dhënë ndikimin e vet, duke filluar prej trashëgimisë së martesave ndërkulturore deri në punët ndërkombëtare për paqe – ndaj edhe është një festë mbarëbotërore mes njerëzeve me prejardhje, kombësi dhe etni të ndryshme.
Qëllimi kryesor i Babait Mun ishte të unifikonte të gjitha religjionet duke gjetur një thelb të përbashkët dhe duke e përdorur atë për të kombinuar pikat e forta për t’ia kthyer këtë botë prapë Zotit. Kur Prindërit e Vërtetë reflektojnë mbi ditëlindjen e tyre, domethënia e saj për ta është fillimi i një jete të tërë duke iu përgjigjur thirrjes së Zotit për të ndërtuar një familje globale përqëndruar tek Zoti, Prindi ynë Qiellor. Kjo do të thotë që të gjithë 7.4 miliardë njerëzit në tokë kujdesen dhe duan njëri-tjetrin ashtu siç do të donin nënën, babain, motrën dhe vëllain e tyre. Ja pse ne festojmë për Prindërit tanë globalë, Prindërit e Vërtetë, njësoj siç do të bënim për familjen tonë.
Ky 2 shkurt na jep mundësinë të reflektojmë mbi këtë vizion global i kryesuar prej një çifti që nuk janë ndalur para asgjëje për të parë paqen të manifestuar dhe kanë dhënë zemrën dhe shpirtin e tyre për krijimin e një bote më të mirë.

Përktheu: Nexhmije Hushi
Burimi: DPLife